Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese. Ngjarja ka ndodhur në Mat, për motive të dobta, ndërsa i arrestuari është identifikuar si Sebasion Kola.
Sipas policisë, i riu Sebasion Kola qëlloi me armë zjarri në drejtim të portës së jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit L. N., banues në njësinë Administrative Komsi, Mat.
"Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 320 fishekë dhe një granatë", thuhet në njoftimin e policisë.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas, pasi qëlloi me pistoletë në drejtim të portës së jashtme të murit rrethues të banesës së shtetasit L. N. e hodhi armën e zjarrit në një rezervuar.
Polumbarët e RENEA-s vijojnë kontrollin në rezervuar, me qëllim gjetjen e armës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Shkatërrimi i pronës", "Prishje e qetësisë publike".
O njerez rrini të qetë tani e mos bëni më nga keto. BÇB (bëm ça bëmë) tani s ka më të fortë . Tani policia po na shqyenë by thët.
Përgjigju