Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme ka qëlluar me armë. I arrestuari është F. Ll., 28 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Suc, Bashkia Klos, i cili gjatë orëve të vona të natës ka qëlluar me një pistoletë 'TT' në aksin Burrel - Klos, me qëllim krijimin e panikut.
Pas arrestimit të tij policia i ka gjetur edhe armën me të cilën ka qëlluar 28-vjeçari. ai e kishte fshehur në frigorifer por për policinë nuk ka qenë e vështirë për ta gjetur.
28-vjeçari do të dal para Prokurorisë së Matit për tu njohur më pas me akuzat.
Komento