Qëlloi me shuplakë në të pasme gazetaren italiane, tifozi merr dënimin e merituar! Greta Beccaglia: Nuk kam fjetur për net të tëra
Gjesti i tij në fund të ndeshjes, duke qëlluar me shuplakë në të pasme gazetaren gjatë transmetimit live, i ka kushtuar jo pak tifozit italian. Mësohet se ai është pezulluar 3 vite nga të gjitha aktivitetet sportive.
Momenti kur tifozi ngacmon seksualisht gazetaren
Redaksia 30 Nëntor 2021, 21:38 | Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 22:58
ITALI- Gjesti i tij në fund të ndeshjes, duke qëlluar me shuplakë në të pasme gazetaren gjatë transmetimit live, i ka kushtuar jo pak tifozit italian. Mësohet se ai është pezulluar 3 vite nga të gjitha aktivitetet sportive. Ai është identifikuar si tifozi i Fiorentinës, Andrea Serrani. Në një intervistë në TV italian, Serrani pranoi se kishte bërë një gabim dhe i kërkoi falje gazetares, por mohoi se veprimet e tij ishin seksizëm. Ai shtoi se kishte bërë gjestin në një moment zemërimi pas humbjes së ekipit të tij.
Ajo është rikthyer duke bërë transmetim live.
“Mezi prisja ta bëja këtë lidhje. Më duhej të kthehesha në normalitet, nuk kam mundur të fle për netë të tëra për shkak të asaj që ndodhi. Takova Presidentin Commisso dhe mbajti një fjalim pozitiv dhe më shprehu solidaritetin e tij”, tha gazetara e Toscana Tv.
Tifozi ngacmoi gazetaren sportive Greta Beccaglia, e cila po raportonte pas një ndeshje futbolli të Serisë A në Firence. Ajo reagoi menjëherë duke thënë se "nuk duhet ta bënte këtë", e ndërsa theksoi se kjo gjë u ndodh shumë vajzave, përtej kamerave prandaj kërkoi edhe një sensibilizim.
"Ajo që më ndodhi është diçka që nuk është e pranueshme dhe nuk duhet të përsëritet. Është regjistruar në TV live sepse kam qenë në punë. Por fatkeqësisht siç e dimë një ngacmim i tillë u ndodh edhe grave të tjera me kamera të fikur, d.m.th. , pa e ditur askush. Kjo nuk mund dhe nuk duhet të ndodhë, aq më tepër që lojtarët dolën në fushë duke treguar simbolin e Ditës kundër dhunës ndaj grave. Po marr shumë mesazhe solidariteti nga fansat dhe njerëzit e thjeshtë, por edhe nga personalitete të njohura që kanë një ndikim shumë të rëndësishëm në opinionin publik dhe ky është një reagim i përgjithshëm shumë pozitiv. Ngjarje si kjo nuk duhet të ndodhin më kurrë”, u shpreh ajo.