TIRANE – Kërkesa e aktivistit të Partisë Civile, Taulant Capa për të qenë i lirë më 28 nëntor, është dëgjuar sot nga Gjykata e Tiranës, e cila ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë detyrim paraqitje, lidhur me veprimin e së premtes ku 21-vjeçari qëlloi me vezë mbi makinën e e kryeministrit maqedonas, që ndodhej në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare me ftesë të Berishës.
Dua të jem i lirë për 28 nëntor. Është kjo kërkesa e Taulant Capës dhënë sot në Gjykatën e Tiranës, i cili u arrestua një ditë pasi qëlloi kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski.
Capa akuzohet për veprimeve të dhunshme ndaj zyrtarëve ndërkombëtar.
Pavarësisht kërkesës së prokurorit të çështjes për arrest me burg ndaj Taulant Capës, gjykatësi Besnik Hoxha ka marrë parasysh kërkesën e të riut, aktivistit 21-vjeçar, duke e lënë të lirë.

(Foto, Taulant Capa pasi qëlloi me vezë mbi makinën e kryeministrit maqedonas)
NGJARJA
Taulan Capa, bashkë me aktivistë të tjerë të Partisë Civile, pritën momentin kur kryeministri maqedonas po dilte nga ambientet e Hotel Sheraton, pas takimit që zhvilloi me kryeministrin Berisha në forumin ekonomik, për të qëlluar me vezë e domate mbi makinën e Gruevskit. Capa u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, dhe vetëm disa momente më pas në një prononcim ekskluziv për televizionin A1Report, ai pranoi autorësinë e veprimit ndërsa bëri të qartë se donte të ishte i lirë më 28 Nentor për të festuar ditën e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Capa rrëfeu se veprimi i tij erdhi si pasojë e diskriminimit që i bëhet shqiptarëve në Maqedoni. Ai u dorëzua në polici një ditë pasi qëlloi me vezë mbi makinën e kryeministrit.
Ndërkaq, dje Arlind Kote, nënkryetar i Partisë Civile në një intervistë për të përditshmen SHQIPTARJA.com tha se ndaj Capës nuk mund të ketë procedim penal pasi nuk ka kallëzim penal nga ana e kryeministrit Gruevski.

(Foto, makina e kryeministrit Gruevski pasi u qëllua me vezë/ me rreth të kuq veza në xhamin e pasmë të makinës)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rrëfimi i Capes para arrestimit