Pas shumë negociatash nga ana e policisë, Capa kishte vendosur të vetëdorëzohej, ndërkohë që pas deklarimeve të dhëna para oficerëve të policisë atij i janë vënë prangat. Gjatë mbrëmjes së djeshme u shoqëruan në polici edhe dy të rinj të tjerë aktivistë të kësaj partie.
Dy persona janë shoqëruar në polici gjatë orëve të vona të mbrëmjes së sotme, lidhur me incidentin me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski, makina e të cilit u qëllua me vezë.
Të shoqëruarit e mbrëmshëm ishin shtetasit, Anis Angoni dhe Evi Naku, aktivistë të Partisë Civile. Ata u morën nga policia në orët e vona të mbrëmjes së djeshme për t'u marrë në pyetje në lidhje me pozicionin e tyre në këtë incident.
(Foto: Taulant Capa)
MAKINA U QELLUA TEKSA GRUEVSKI DILTE NGA TAKIMI ME KRYEMINISTRIN BERISHA
Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, ndodhej dje (e premte 23 nëntor) në Tiranë për një vizitë zyrtare. Makina e tij u qëllua me vezë rreth orës 16:30 të pasdites teksa kryeministri maqedonas po dilte nga Hotel “Sheraton”.
Aktivistë të Partisë Civile pritën momentin kur ai po largohej nga ambientet e Hotel “Sheraton” dhe e qëlluan me vezë.
Gruevski së bashku me kryeministrin shqiptar merrnin pjesë në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik mes dy vendeve që po zhvillohej në këtë hotel.
Makina e kryeministrit maqedonas u qëllua me vezë teksa largohej nga këto ambiente. Aktivistët u shprehën për televizionin A1Report, se e bënë këtë veprim pasi janë kundër sjelljes së qeverisë maqedonase ndaj shqiptarëve në Maqedoni.
Sipas tyre, shqiptarët atje janë të diskriminuar dhe prej vitesh nuk zbatohet Marrëveshja e Ohrit e firmosur në vitin 2001.
Kryeministri maqedoas Nikola Gruevski ishte dje në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare me ftesë të kryeministrit Sali Berisha.
Dje në një rrëfim telefonik për TV A1 Report, Taulant Capa tha se kishte kryer këtë veprim pasi në shenjë proteste ndaj politikave të kryeministrit maqedonas përkundrejt shqiptarëve në Maqedoni.Sipas tij, edhe pse është vitit 2012 ende nuk zbatohet “marrëveshja e Ohrit” e vitit 2001.
Intervista telefonike e plotë e Taulant Capes
VIDEO EKSKLUZIVE E TV A1REPORT/ MOMENTI KUR MAKINA E GRUEVSKIT U QELLUA ME VEZE