Personi i cili u raportua i plagosur dje në fshatin Drenovë të Korçës është identifikuar nga policia si 54-vjeçari Dhimitraq Bello. Ky i fundit është vetëplagosur aksidentalisht në këmbë më një pistoletë të cilën Bello e dispononte pa leje, ka njoftuar policia një ditë pas ngjarjes.
Fillimisht, ai u dërgua në Spitalin Rajonal të Korçës dhe më pas në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Aktualisht, 54-vjeçari është arrestuar për veprën penale “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Pas ngjarjes, në banesën e 54-vjeçarit u gjet pistoleta tip “Zastava” e kalibrit 7.65 mm, me të cilën Bello është vetëplagosur. Gjithashtu, policia gjeti dhe sekuestroi edhe 3 tre fishekë si edhe 1 gëzhojë, të kalibrit 7.65 mm.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com