Qëllon me armë zjarri në ajër
policia e shpall në kërkim

TIRANË - Një shtetas i paidentifikuar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi ka shtënë me armë zjarri në ajër, dje në mbrëmje.
 
Sipas njoftimit të policisë, mbrëmë rreth orës 20:50, në numrin e emergjencave, 112, ka ardhur një telefonatë që denonconte për të shtëna në rrugën "Kajo Karafili".
 
Grupi i gatshëm ka mbërritur në vendngjarje, ku ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë model 54.
 
Nga verifikimet e kryera është mësuar se shtetasi A. N., 47 vjeç, banues në Tiranë, së bashku me një shtetas, tjetër ende të pa identifikuar, kanë pasur një konflikt të çastit me shtetasin P. Ll.. Si pasojë, A. N., e ka kanosur, ndërsa shtetasi i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
 
Materialet proceduriale i'u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në gjendie të lirë në ngarkim të shtetasit A. N., për veprën penale "Kanosja", parashikuar nga Neni 84 i Kodit Penal, si dhe për veprat penale "Kanosja", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prishja e qetësis publike", parashikuar nga Nenet 84, 278 dhe 274 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit ende të pa identifikuar.
 
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapje e këtij shtetasi.
d.i./Shqiptarja.com 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun

Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun