Qëlluan Strazimirin, vendimi për
Ndokën e Ndreun më 10 qersho

Qëlluan Strazimirin, vendimi për<br />Ndokën e Ndreun më 10 qersho
TIRANË - Më 10 Qershor Gjykata e lartë do të japë vendimin për dy deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu të cilët akuzohen për goditjen ndaj kolegut të tyre demokrat Gent Strazimiri në ambientet e korridorit të Kuvendit.
 
Në seancën e kësaj të premteje, avokatët e tyre paraqitën konkluzionet e mbrojtjes, ndërsa avokati i Ndreut tha se akuza e goditjes për shkak të detyrën nuk qëndron. Ai e klasifikuar një sherr të thjeshtë mes dy personave që kishin lënë sallën e Kuvendit, duke bërë edhe dallimin ligjor që sherri mes dy njerëzve të thjeshtë dënohet më pask se mes zyrtarësh për shkak të detyrës.
 
“Në rastin e rrahjes do duhej i dëmtuari akuzues të bënte ankim në gjykatë dhe jo kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edhe klienti im mbajti të njëtin qëndrim, ishte i konsultuar, është qëndrimi i njëjtë i mbrojtjes dhe klientit bashkë Goditjen ne e pranojmë, nuk kemi problem me goditjen nuk kemi problem me goditjen. Ne nuk pranojmë kualifikimin e veprës. Ligjbërësi ka bërë një dallim klasor, kur rreh një njeri të thjeshtë një njeri të thjeshtë dënohet më pak sesa kur rreh një zyrtar problemi në këtë rast është që zyrtari ka rrahur zyrtarin dhe nuk e ka rrahur për shkak të detyrës e ka rrahur në korridorin e kuvendit e ka ftuar për kafe E ka goditur shumë mbas fjalimit në parlament, jo në foltoren e kuvendit, janë goditur në korridor, janë grindur me njëri tjetrin. Është një rrahje, nuk është goditje për shkak të detyrës”, u shpreh avokati Ardian Visha.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë

Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë