Qendërmbrojtësit rikthejnë Interin
te fitorja, Barca bën goleadë

Qendërmbrojtësit rikthejnë Interin<br />te fitorja, Barca bën goleadë<br>
Dy qendërmbrojtësit Milan Skriniar dhe Andrea Ranocchia rikthejnë Interin te fitorja. Zikaltërit zhvilluan një ndeshje të shëmtuar ndaj Beneventos, por fituan 2-0 dhe ngjiten në kuotën e 51 pikëve në zonën Champions. Dy golat me kokë u shënuan brenda tre minutave në pjesën e dytë, ku fillimisht shënoi Skriniar.

Nga zhvillimet e një goditjeje këndi sllovaku gjen golin pas shumë e shumë përpjekjeve. Ndërsa tre minuta më vonë nga një goditje dënimi është kapiteni Ranocchia që po me kokë shënon edhe golin e dytë dhe vulos rezultatin final Inter 2 e Benevento 0. Tashmë Interi zhvendos vëmendjen te derbi i javës së ardhshme ndaj Milanit, ku të gatshëm do ketë edhe kapitenin Mauro Icardi.

Barcelona luan tenis me Gironan duke e mundur në “Camp Nou” 6-1 dhe mban kryesimin në kuotën e 65 pikëve pas 25 javësh të La Ligas. Ishin miqtë që shënuan të parët me Portu, por më pas nisi festival i golave të blaugranëve. Një tregolësh shënoi uruguajani Luis Suarez në minutat 5,44 dhe 76-të.

Shkëlqeu edhe Leo Messi si zakonisht me dy gola njëri më i bukur se tjetri. Argjentinasi e tundi rrjetën në minutat 30 dhe 36-të në pjesën e parë, ndërsa spektakolar ishte goli i brazilianit Coutinho i shënuar në minutën e 66-të që mbylli llogaritë. Barcelona shkatërroi Gironan, duke e mundur 6-1 në “Camp Nou dhe u jep një përgjigje kritikave për mungesën e golave në vitin 2018-të.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron