Qendra e Durrësit, një shekull
histori përmes fotove e kujtimeve

Qendra e Durrësit, një shekull<br />histori përmes fotove e kujtimeve
Në rreth 117 vite sheshi qëndror i Durrësit,  ka ndërruar pamje disa herë. Duke u nisur nga foto të vitit 1900, vërehet se shume objekte janë shndërruar me kalimin e kohës. Janë hequr dhe janë ringritur të tjera. Herë pas here. Por është edhe një objekt që ka pasur një jetë të shkurtër dhe një histori të gjatë, në një kapërcyell historik të historis së qytetit të Durrësit. Ky ka qënë pallati “Rinia” në qëndër të qytetit. Një pallat i përftuar pas adaptimit të xhamisë ekzistuese, e cila ishte edhe xhamia më e madhe e vëndit tonë.
Lidhur me këtë aktivitet të pallatit “Rinia”, na tërheq kujtesën një foto që mban nënshkrimin e biletashitësit të këtij pallati. Njeriu që ka shitur bileta me mijëra, ka lënë në fund të jetës së tij edhe një foto të institucionit ku punoi si kujtim, si edhe shkruan ai, për 20 vite.

Foto është mbi një ftesë veprimtarie që është bërë më 18 prill 1983. Dhe është një dhuratë e biletashitësit të këtij pallati Thoma Llaci. Mbi të cilën ai ka shkruar: “Ju a jap si kujtim ish punonjës prej 20 vjetësh Pallatit “Rinia” Thoma Llaci.

Foto me këtë mbishkrim me siguri ka qënë një dhuratë që biletashitësi ja ka bërë dikujt në fillim të viteve 90-të, periudhe kur edhe Pallati “Rinia” është çmobilizuar nga funksioni që i kishte dhënë koha e sistemit socialist, për tu rikthyer në destinacionin e parë, në atë të një ndërtese madhështore kulti të fesë myslimane. Siç kishte qënë më parë. Në vëmëndje na vjen edhe një foto e bustit të Stalinit që ndodhej përballë xhamisë, para se të ajo të ndërronte destinacion.

Pas kthimit te xhamisë në pallat arti, u largua edhe busti i tij në anë të rrugës hyrëse të bulevrdit, rreth 100 m në në veri, anash pallatit të kultures “ Aleksandër Moisiu”.  Ndërkohë pallati “Rinia” filloi veprimtarinë e tijë.  Në tërë këtë periudhë të shkurtër veprimtarie, ky pallat krijoi një histori të gjatë artistike të memories qytetare të Durrësit dhe të vëndit.
 
Pallati ka qenë një qendër e rëndësishme e lëvizjeve kulturore e artistike jo vetëm të Durrës por më një hark shtrirjeje në të gjithë vëndin. Aktori i njohur i Estradës së Durrësit Roland Koço, thotë se në skenën e këtij pallati kanë debutuar dhe janë promovuar shumë talente që luajtën një shumicë rolesh spikatëse në skenat tona si në teatër, estradë dhe festivale këngësh, sepse ky institucion qe kthyer gradualisht në një fidanishte të kultivimit e promovimit të talenteve të reja që përzgjidheshin nga rradhët e kolektivave punonjëse.
 
Koço kujton se në Durrës kanë debutuar me shumë emër edhe personalitete që lanë gjurmë në kulturën e vendit si Justina Aliaj, Sherif Merdani, Zija Saraçi, Naim Kërçuku, dhe dhjetra emra të njohura të skenave tona. Organizimi i Anketave Muzikore ju dha një frymemarrje të re veprimtarive kulturore të Durresit në shkallë vëndi. Këngët e këtyre anketave janë ende të preferuara në repertoret durrsake dhe ato të vëndit.  Në keto kujtime të durrsakëve të asaj periudhe veçojmë këngët:  "Fqinja", "Bashkë ndërtuam një urë", "Kartolina", "Kabina numër 3", "Me fjongo të gjelbër", "Adresa", "Biçikleta", "Stacioni i dashur", "Unë dhe shokët e mi", "Molla", "Kënga e anës sime", "Mes dritash (Interesant)","Qyteti punëtor", "Nënë dhe shoqe", "Shoqja e bankës", "Në shkollën e mbrëmjes", “ S'të krahasoj," "40-të vajzat e klasës", "Unë, ti dhe ajo"etj,  të kënduara me mjeshtëri nga: Sherif Merdani, Zija Saraçi, Vladimir Muzha, Françesk Radi, Justina Aliaj, Nevruz Yzeiri, Rozeta Doraci, Kleopatra Skarço, Vera Dervishi, Alida Hisku , Valentina Gjoni, Lindita Sota etj.

Aktori tjetër i estradës së Durrësit Muharrem Hoxha tregon : “ Në vitet 1970 trupa e pallatit “Rinia” ku unë isha bërë pjesëmarrës aktiv si aktor  jepte tre deri në katër premiera në vit. Bëhej punë shumë e madhe dhe po të mendosh se të gjithë talentet vinin nga ndërmarrjet e kooperativat, pra nga djem e vajza të pasionuar, por që punonin në prodhim ishte diçka shumë e madhe. Aty, në pallatin “Rinia” që ishte aty ku sot është xhamia e Durrësit jam takuar për herë të parë me emrat e mëdhenj të skenës që më pas do të njiheshin nga gjithë publiku shqiptar. Pata fatin të ushtroja rolin e aktorit në skenë përkrah emrave të mëdhenj si  Ramazan Njala, Enver Likmeta, Fadil Hasa dhe shumë të tjerë. Për gati dhjetë vite qëndruam në trupën e humorit. Në trupën e pallatit “Rinia” kam marrë dy çmime “Laureat i Republikës”, respektivisht në vitin 1983 dhe tjetrin çmim në vitin 1986. Këto çmime i kam marrë në konkurset dhe aktivitetet e ndryshme që zhvilloheshin në qytete të ndryshme”.

DURRESI

Pallati “Rinia”, sipas Roland Koços ka funksionuar me nje administratë profesionale, mjaft energjike në përzgjedhjen e talenteve. Drejtor ishte Naim Nova, ndersa regjisor Panajot Kola. Këtu zhvillonte aktivitetin e tijë artistik edhe kompozitori  Agron Xhunga. Ai thekson se për herë të parë në skenën e Pallatit “Rinia” kishte ardhur nga  N. Goma, në një veprimtari teatrale të kolektivave  punonjëse. Trupa e aktorëve te Pallatit përbehej nga Fadil Hasa, Eli Kalabota, Adem Gjepali, Muharrem Hoxha, Vera Xhemali, Gani Kalaja etj.
 
DURRESI

Këngëtari Naim Kërçuku, si u largua nga skena pasi këndoi në anketë këngën italiane të Milës
Këngëtari Naim Kërçuku në Durrës në fillim të viteve 70-të njihej në Durrës si një artist i ri me prespektivë. Kishte një zë të veçantë, mjaft tërheqës dhe këngët e tija ishin përthithur nga të rinjtë dhe të rejat. Nderkohë që shumë kompozitorë të njohur kishin filluar ta përzgjidhnin si mjaft preferencial për ti dhënë këngët e tyre për ti kënduar, pasi këngëtari Këercuku kishte një individualitet spikatës.  Në cfaçjet e Anketave që organizoheshin në Pallatin “ Rinia” ai ka pasur një vënd nderi për këngët që la pas në kujtesën qytetare të Durrësit dhe më gjërë. Edhe pasi e larguan nga skenat, kur këndoi në anketë për të fundit herë këngën italiane të Milvës  “ Mediterraneo ”.  Kërçuku edhe pas kaq vitesh flet plot ngrohtësi për veprimtarite artsitike të zhvilluara në këët pallat me histori interesante,  që i dhanë ngrohtësi jetës qytetare në Durrës. Naimi tregon se në skenën e këtij Pallati të atëherëshëm, ka fillluar të këndojë pas pak kohe që kishte nisur veprimtaritë. Këndova për herë të parë në vitin 1970, kujton ai. Në vitin 1971 u organizua veprimtaria e Anketave Muzikore. Nje organizim thuajse perëndimor,pasi ne Durrës ndiqeshin masivisht festivalet e kengeve ne Itali dhe koncerete e ndryshme që zhvilloheshin atje. Kjo anketë erdhi si risi artistike muzikoro-humoristike. Ajo erdhi si produkt i talenteve të shumta që kishte Durresi dhe që punonin ne ndermarrje të ndryshme, por edhe si kërkesë për të thyer shtampat e organizimeve statike të deriatëherëshme.

Anketa e parë u organizua në pranverën e vitit 1971. Drejtori i parë ishte Dashamir Gjati. Përgjegjes muzike dhe instrumentist Agron Xhunga. Në të moren pjesë 6 këngëtarë, 3 nga Durrësi dhe 3 nga Tirana, që vinin direkt nga festivali i 9-të i RTSH-së. Me kujtohet, thotë Naimi, që në grupin e këngetarëve  isha unë,  Sherif Merdanin, Justina Aliaj, Zija Saraçi, Valentina Gjoni, Vladimir Muzha, Sherifi këndoi këngën e Agron Xhungës “ Prap Sonte “, e cila zuri vëndin e parë. Unë këndova një këngë të Kastriot Gjinit “ A do vish sivjet ne Plazh?”, e cila pati mjaft popullaritet ndër ato vite. Justina Aliaj këndoi këngën “ O Biletë e Kinemasë ” meetkst te Haxhi Ramës ndersa Zija Saraçi këndoi këngën “ Motivi Ynë”  të Hajg Zaharjanit. Këto këngë janë ruajtur edhe në memorjen artsitike të Durrësit. Më pas vijuan dhe në këto veprimtari u promovuan ndër vite shumë këngetarë dhe artistë të rinjë që u bënë profesionistë më vonë duke marrë pjesë në festivalet e RTSH-së si dhe në estradën e qytetit të Durrësit. Këtu përmnedim,thotë Naimi, Jolanda Dhamon, Miga Hysin,Morena Rekën, Petrit Dobjanin, Ylli Ciftin, Engjellushe Lazen, Robert Dhamo, Mimoza Kajmeni,  Rajmonda Kamberin, Alma dhe Gugash Rremen,  Artur Likën, Ylli Zajmin etj.
Në anketë kanë marrë pjesë edhe shumë muzikantë dhe me sa kam konstatuar  raporti  mes kompozitorëve durrsakë dhe atyre të jashtem ka qënë i ballancuar në pjesmarrje. Kështu nga Durrësi përmendim Todi Kutinen, Zydi Cukun,Vasil  Memën që kanë kompozuar shumë këngë të bukura që bëlqeheshin në atë kohë.

DURRESI
 
Mbresa nga anketat dhe largimi nga skena
Pas suksesit që patëm me këngën  e Kastriot Gjinit “ A do vish sivjet në Plazh?” në anketën e Pallatit “ Rinia” te Durrësit, Kastrioti kompozoi edhe 2 këngë për mua, thotë Naimi. Njërën kushtuar motres se vet dhe poetit Fluturak Gërmenji të titulluar “ Ura “. Të cilën e kam kënduar  në estradën e Shtetit në Tiranë në vitin 1971, ku ishin grumbulluar këngëtarët më të mirë të Shqipërisë. Numeri i kesaj estrade titullohej “ Ekspresi i orës 18 e 30”, me regjisor Bujar Kapexhiu dhe Gjergj Vlashi.  Në anketat e viteve 1972-73, Kastrioti po me porosi, shkroi për mua këngët “ Treni që nuk ndalet”. Në këtë anketë që këndova këtë këngë si dhe këngën italiane të Milvës “ Mediterraneo ”, qe edhe hera e fundit që dola në skenë. Treni i suksesëshëm i shtegtimit tim të deriatëherëshëm artistik realisht u ndal...për yë mos thënë se doli fare nga shinat. Nuk u lejova të dal më në skenë! Si shkak shërbeu burgosja e babait dhe vëllait tim. Po ne se babain dhe vëllain tim e liruan nga burgu pas disa muajsh, une u riktheva në skenë pas 13 viteve. ..Përsëri në Pallatin “Rinia” Po këtë rradhë jo më me kengë lirike të muzikës së lehtë. Po menjë këngë tematike për dëshmorin Haxhi Tabaku.

DURRESI

DURRESI
 
Kastriot Gjini dhe brezi i tijë  që “erdhen” me artin e tyre ne Pallatin  “Rinia”
Kastrioti Gjini, këngët e të cilit u interpretuan  edhe ne Pallatin “Rinia” dhe u preferuan së tepërmi nga artashësit  durrsakë dhe rinia ,është vlerësuar nga kritika si kompozitor që n gjallëroi shpresën artistike e profesionalizmin e kërkuar te brezi i tij të  kompozitorëve të viteve ‘70-të, të cilët me krijimet e tyre kanë merita të mëdha artistike, por edhe njerëzore. Ata kompozitorë, sëbashku me Kastriotin dhe këngetarin  e larguar nga skena, ishin pararendës në kërkim të “Lirisë së Munguar”, lajmëtarë të thyerjes së barrierave të izolimit dhe deformimit që i bëri njeriut sistemi i kaluar. Kastriot Gjini bën pjesë në atë bashkësi krijuesish, të cilët meritojnë emrim “luftëtarë të hapësirave krijuese” njerëz të tillë jetojnë kohën, nuk e përdorin atë, jetojnë jetën dhe nuk e shtrydhin atë. Kostriot Gjini mori me vete një pjesë të pakënduar të krijimtarisë së tij, aq sa mund të quhet “Uragani i ndërprerë i këngës.” Profesor Çesk Zadeja do të shprehej në atë periudhë për Kastriotin se “ka sjellë me kompozimet e tij melodi dhe këngë të veçanta, origjinale, të mbështetura në folkun e Shqipërisë së Jugut, që i ka pëlqyer rinia dhe po i vlerësojnë të gjithë”.

DURRESI
 
Metamorfoza e Xhamisë se madhe të Durresit në Pallat Kulture dhe anaslltas...
 Xhamia e Madhe u ndërtua në vitin 1938. “Lëvizja kundër fesë, paragjykimeve fetare dhe zakoneve prapanike” e 6 shkurtit 1967, prishi kupolën dhe minaren e saj, dhe e transformoi në institucion kulturor të  emërtuar  “Pallati Rinia”. Pas viteve ’90 Xhamia e Madhe u rikthye në funksionin e saj si ndërtesë kulti dhe ruajti arkitekturën fillestare. Ndërtimet u kryen në dy faza gjatë viteve 1992-1994, dhe 2004-2006.

DURRESI

DURRESI

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit