Qendra e emigrantëve në Gjadër/ Ministri i Brendshëm italian: Hapet këtë javë, nuk do ketë prerje shiriti! Transferohen 400 të parët

Qendra e emigrantëve në Gjadër/ Ministri i Brendshëm italian: Hapet këtë javë, nuk do ketë prerje shiriti! Transferohen 400 të parët

Kampi i refugjatëve në Gjadër

ROMË- Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi thotë se këtë javë do të hapet qendra e emigrantëve në Gjadër të Lezhës.

Javën e ardhshme pritet të vijnë në qendër personat e parë, por ministri deklaron se nuk do të ketë prerje shirit. Qendra do të jenë në formën e qendrave të paraburgimit, por jo me tela me gjemba. 

"Ne planifikojmë të fillojmë javën e ardhshme , realisht personat e parë do të çohen në qendrat në Shqipëri javën e ardhshme . Nuk do të ketë prerje shiriti." Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi , duke folur në festën e Il Foglio .

“Qendrat janë të ngjashme me ato të vendosura në territorin kombëtar, janë për paraburgim të lehtë. Nuk ka tela me gjemba, ka asistencë. nuk janë Cpr. Çdokush mund të aplikojë për mbrojtje ndërkombëtare dhe ta marrë atë brenda pak ditësh", shtoi ministri.

Ministri tha se në fazën e parë do të transferohen 400 persona, shkruan agjencia e lajmeve ANSA.

1728745265_matteopiantedosi.JPG

Foto: Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi

Edhe pse emigrantët e parë pritet të mbërrijnë për pak ditë, në kampin e Gjadrit do të vijohet me punime, pasi ka mbetur dhe 30 për qind e volumit pa përfunduar. Qendra ishte planifikuar të hapej më 1 shtator, por për shkak të vonesave në punime është shtyrë deri më sot.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u firmos më 6 nëntor 2023 në Romë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe ngjalli shumë detabe në të dy anët e Adriatikut. Marrëveshja u ratifikua nga parlamentet e të dyja shteteve. 

Marrëveshja parashikon strehimin e rreth 3 mijë emigrantëve të kapur nga roja bregdetare italiane në ujërat ndërkombëtare. Ato do të kontrollohen fillimisht në bordin e anijeve që i kanë shpëtuar, përpara se të dërgohen në Shqipëri, ku do të priten në qendrën që është ngritur në Shëngjin. Më pas do të vendosen brenda në kampin e Gjadrit. 

Zona brenda kampit të Gjadrit do të monitorohet nga policia italiane e cila qëndron ndërmjet ambienteve të punonjësve dhe refugjatëve. Kapaciteti aktual nuk i kalon 400 vende, por kampi mund të zgjerohet në muajt në vazhdim.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 13/10/2024 07:53

    Ky gjatoshi ne nje interviste per la Repibblica paska thane se çfar ndoshta aty brenda nuk na intereson se è menagjon Italia. Nuk r kuptoj eshte çender refugjatesh dhe ambasade aty brenda sepse perveq ambasadave me rrezulton se çfar ndodh ne Shqiperi duhet te merret Shqiperia. Un si emigrant qe jam nisur me po ato anime qe nisen keto te shkretit as nuk e imagjinoj se pas gjithe asaj rruge mund ta shifsha vedin ne Tunisi Casablanca apo ku di une. Tmerr qe behet ne kurriz te te shkreterve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës