/ATSH-Z.Tosku/- Pranë Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, një numër i konsiderueshëm profesionistësh kanë nisur ankesat e tyre.
Burime pranë QKEV-së, bëjnë me dije se me mbylljen e afatit ditën e djeshme, janë 705 profesionistë, të cilët kanë sjellë dokumentet ku, sipas tyre, vërtetojnë se kanë marrë kredite.
Nga ana e tyre, profesionistët pretendojnë se kanë marrë kredite, por që nuk u janë njohur, ndaj kanë nisur të gjitha materialet ku vërtetojnë faktin.
Ndërkaq, ditën e sotme do të nisë shqyrtimi i ankesave për seicilin prej tyre, por, sipas saj, jo të gjitha kërkesat do të aprovohen. Pas një monitorimi që do të kryhet nga punonjësit e kësaj qendre, do të përcaktohen nëse materialet që kanë çuar janë apo jo të vlefshme për të treguar përmbushjen e detyrimeve.
Pas shpalljes së vendit vakat të mjekëve me kredite zero në sektorin publik, do të happen konkurse për të zënë vendin e tyre.
Në qoftë se nuk ka kandidatë për ta zëvendësuar ai do të vazhdojë punën dhe konkursi do të rishpallet. Pas datës 10 maj përfundon afati i deklarimit të mjekëve për shkallën e kualifikimit të tyre, ku MSH do të bëjë publike listën e plotë me profesionistët që kanë përmbushur detyrimet, të atyre që nuk kanë numrin e kërkuar dhe profesionistët me zero kredite, të cilët duhet të lënë vendin e punës.
Zyrtarisht sqarohet se ankesat kanë nisur qysh në fund të muajit mars, kur Ministria e Shëndetësisë publikoi listat me emrat që nuk kishin përmbushur detyrimet.
Profesionistët me zero kredite do të futen në provim ricertifikimi, në mënyrë që të fitojnë të drejtën për të ushtruar sërish profesionin. Ndërkohë për mjekët, të cilët nuk kanë marrë 150 kredite dhe për stomatologët që nuk plotësojnë 100 kreditet e kërkuara, nuk do të ketë largime nga detyra, pasi do të rifuten në provimin e shtetit, në të kundërt rrezikojnë largimin. Provimi i ricertifikimit për profesionistët që nuk kanë përmbushur detyrimet apo që rezultojnë se kanë zero kredite, mund të jepet në muajt prill-tetor të vitit pasardhës.
Referuar procedurave zyrtare, profesionistët, që lajmërohen nga QKEV-ja se duhet të japin provimin, bëjnë një kërkesë me shkrim pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve për t'u regjistruar. Më pas, e gjithë lista e tyre dërgohet nga QKEV-ja në AKP. Në njoftim thuhet se profesionistët që bëjnë kërkesën duhet të bashkëngjisin disa dokumente: fotokopjen e kartës së identitetit, fotokopjen e lejes së ushtrimit të profesionit, faturën e pagesës për provimin e ricertifikimit.
Dokumentacioni i mësipërm dorëzohet vetëm në regjistrimin e parë dhe shërben edhe për regjistrimin pasardhës në rast përsëritjeje. Datat e provimeve pritet që të bëhen publike nga AKP-ja, në ditët në vazhdim. Disa nga rregullat që kandidati duhet të zbatojë në ditën e provimit janë: të jetë i pajisur me kartën e identitetit, të jetë i pajisur me vërtetimin e regjistrimit për provim, të paraqitet të paktën 30 minuta përpara fillimit të provimit, të mos përdorë celularin ose mjete të tjera komunikimi gjatë provimit, të mos komunikojë gjatë zhvillimit të provimit. Një kandidat quhet fitues nëse ka arritur të marrë mbi 50 për qind të pikëve.
/Shqiptarja.com