Kanë kaluar 3 vite tashmë nga djegia e qëndres kulturore "Dhimiter Orgocka"në bashkinë e Maliqit. Në daten 14 dhjetor të vitit 2016 kjo qendër kulturore aksidentalisht u përfshi nga flakët,duke u shkrumbuar plotësisht e prej asaj kohe ende sot vijon të qëndroje e rrënuar duke humbur krejtesisht funksionin e saj.
Ndërtesa e cila prej vitit 1953 ka plotësuar jetën kulturore dhe artistike të kësaj bashkie, sot të ofron një pamje të trishtë e cila nuk i ka lidhje më me godinën identifikuese të kulturës dhe artit. Drejtori i Kulturës Arsimit dhe Sporteve në bashkinë e Maliqit Festim Tomori tregon se prej 3 vitesh nuk është kryer asnjë investim për ringritjen e kësaj qendre dhe se është tepër e vështirë të punosh në ambiente të tjera alternative të cilat nuk plotësojnë kushtet artistike.
"Deri më sot nuk kemi asnjë investim, përveç projektit që bashkia ka bërë. Është e vështirë duke mos pasur ambiente, duke mos pasur skena dhe nuk kemi ku të bëjmë prova është e vështirë. Ne jemi munduar që provat t'i bëjmë në një vend të marrë me qira nga bashkia. Kurse ku është ftohtë shfaqjet i kemi bërë në lokale", tha Festim Tomori
Ndërkohe kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu bën me dije se është hartuar një projekt i cili kap vlerën e 188 milionë lekë të rinj, shifër kjo e cila nuk mund të financohet nga bashkia dhe për këtë arsye ky projekt është depozituar në fondin shqiptar të zhvillimit .Topçiu shprehet optimist se ky projekt do të financohet brenda vitit 2020 .
"Hapat që ne ndërmorëm pas djegies së qëndrës kulturore ishte hartimi i një projekti që kap vlerën e 188 milionë lekë të rinj, projekti për të ruajtur vlerat kulturore. Projekti është depozituar në fondin shqiptar të zhvillimit sepse nuk mund të përballohet nga bashkia. Premisat janë pozitive që projekti të financohet brenda 2020 dhe unë jam optimist për këtë", tha Gezim Topçiu
Prej 3 vitesh jeta kulturore dhe artistike në Maliq duket se nuk është më si dikur.