TIRANË - Personat që vuajnë dënimet në burgjet e vendit do kenë mundësi të jenë pjesë e takimeve me shkrimtarë të ndryshëm, te ndjekin shfaqje teatri, dokumentar, si dhe të jenë protagonist të revistës së përmuajshme të burgjeve.
 
Kjo falë një projekti të përbashkët të drejtorisë së burgjeve dhe qendrës së artit M.A.M që drejtohet nga regjisorja Ema Andrea.
 
Objektivi kryesor I kësaj nisme është integrimi I personave që vuajnë dënimin në burgjet e vendit, ndërsa iniciative është mbështetur edhe nga shkrimtarët më të njohur të vendit, si Besnik Mustafaraj, Flutura Açka, Ylljet Aliçkaj, Edmond Tupja.
 
Drejtuesit e projektit kishin zgjedhur të parin burgun e Fushë-Krujës për ta ndarë këtë lajme me personat që vuajnë  dënimin në këtë burg.
 
Regjizorja Ema Andrea, pjesëmarrëse në takim së bashku me drejtorinë drejtorisë së burgjeve, Artur Zoto, gjatë një bashëkbisedimi me të burgosurit dhanë më shumë detaje rreth kësaj nisme.
 
Edhe shkrimtari Besnik Mustafaraj jep përshtypjet e tij për këtë projekt.

Ndërkohë gjatë këtij takimi të burgosurit përfituan nga rasti të shprehin edhe ankesat e tyre drejtorit të Drejtorisë së Burgjeve.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)