Tiranë - Qëndra P.E.N e Shqipërisë, Qëndër e "P.E.N International" në Tiranë organizoi sot në sallën Tefta Tashko Koço të Ministrisë së Kulturës aktivitetin e saj vjetor ku shpalli çmimet PEN Albania 2014 në letërsi.
Në prani të shkrimtarëve, albanologëve, akademikëve e gazetarëve, u shpërndanë nga PEN Klubi  7 çmime midis të cilave ai "PEN Albania 2014", "Shkrimtari shqiptar i vitit 2014", "Poeti shqiptar i vitit 2014" dhe "Përkthyesi i vitit 2014".
Sadik Bejto sekretari i Albanian Pen Centre në fjalën e hapjes u shpreh se " qëndra PEN  realizon për ndarjen e
Natasha Lako duke marrë çmimin e mirnjohjes
çmimeve, të cilat promovojnë vlerat, punën dhe kontributin në letërsi, prozë, poezi e përkthim dhe promovimin e tyre edhe jashtë kufijëve".
Presidentja e PEN Albania Entela Safeti Kasi theksoi se "PEN dëshmon se është ura e komunikimit midis Evropës dhe botës si vlerë e identitetit të autorëve tanë".
Etem Kryeziu fitoi çmimin "PEN Albania 2014", Selajdin Saliu atë "Poeti shqiptar i vitit 2014", Hysen Sinani "Përkthyesi i vitit 2014", Mërgim Osmani "PEN Albanian
Mërgim Osmani duke mrrë çmimin "Pen Dispora"
Diasporë", ndërkohë që u shprërndanë  çmime mirënjohje dhe nderi për autorë si Natsha Lako, Sabri Maxhuni Novosela.
Promovimi i veprave të autorëve shqiptarë, mbështetet në programin që Qëndra P.E.N e Shqipërisë ka për promovimin e librave në gjuhën shqipe, pavarësisht kufijve gjeografikë dhe vendeve ku jetojnë autorët e tyre, duke respektuar  të drejtën themelore të gjuhës e cila është e garantuar nga karta e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, parime mbi të cilat mbështetet puna e P.E.N. International, (Organizatë Ndërkombëtare për Shkrimtarët, me zyra në Londër) e cila ka status bashkëpunimi me OKB, UNESCO, Amnesty International, Freedoom of Expression , etj./ATSH/