Qendra shëndetësore e fshatit, si 'gërmadhë'...duhej t'i shëronte, por i rrezikon shëndetin banorëve nga dita në ditë

Prej vitesh pa asnjë investim, godina e qendrës shëndetësore në fshatin Vranisht në bashkinë Devoll është tërësisht e amortizuar dhe rrezikon të shembet, me mure të shkatërruar, suva të rëna përtokë e dritare të thyera.

Më shumë se 1 mijë banorë marrin shërbim në këtë qendër, por ata shprehen se ndihen të rrezikuar .

"Shumë keq është, ka qenë muzeum më parë. Nuk është vënë dorë qëkur ka hyrë demokracia, ja këtu është shëndetësia. Tavanet bien poshtë, çatia pikon me frikë shkojmë atje nuk është vënë dorë për 30 vite", tha një e moshuar.

"Qendra shëndetësore është mizerje, çfarë të themi. Nga muzeum është kthyer në qendër shëndetësore", tha një banor.

"Do na zërë brenda, shkojmë të shërhohemi e do vdesim aty brenda", tha një banor.

"Po ku siguri atje, atje është gjysma e tavanit e rënë", tha një tjetër banore.

Shpesh herë banorët e Vranishtit udhëtojnë drejt Korçës ose Bilishtit për të marrë shërbimin e duhur mjekësor edhe pse kjo është një kosto e shtuar për ta.

"Gjendja është e mjerueshme, skandaloze fare. Ke frikë të hysh aty brenda, për nja halla apo problem ikim në Bilisht ose në Korçë dhe kushton por s'kemi çfarë të bëjmë të lëmë fëmijët dhe të moshuarit sëmurë në krevat", tha një banore.

Banorët kërkojnë rikonstruksion të plotë të kësaj qendre, e cila në këto kushte duket se ka humbur funksionin e saj.

"Ajo ku është dhe shikojeni, vetëm një dhomë është dhe çfarë bie jashtë futet brenda të paktën të rregullohet të bëhet çatia dhe suvatë. Nuk ka ndonjë kosto të madhe", tha një banor.

"Të vënë dorë të rregullohet, për një hall ku të shkojmë. Po ata që nuk kanë lekë të ikin të vdesin këtu si t'ia bëjnë", tha një banore.

Ndërkohë i kontaktuar për Report Rc Feliks Cane drejtor i njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në Devoll bën me dije se kjo qendër do të rikonstruktohet plotësisht nga Ministria e Shëndetësisë, projekt ky i cili pritet të fillojë në fund të muajit mars të këtij viti.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë