Qendra shëndetësore në Devoll, e amortizuar! Banorët: Kemi frikë se do na zërë poshtë, vizitohemi mbi mbeturina (VIDEO)

DEVOLL- Në këtë ndërtesë të amortizuar,me suva e mure të rëna e me lagështirë, pa ujë dhe tualete marrin shërbimin 600 banorë të fshatit Përparimaj të Devollit. Ata thonë se kjo qendër është jashtë çdo lloj standardi dhe nuk plotëson kushtet minimale të higjenës dhe se rrezikon të shembet nga momenti në moment.

"Në fshatin Përparimaj siç e patë edhe vetë këto kushte janë sipër ambulance, poshtë plehra, mbeturina. Kjo ka vite që në 87 dhe që atëherë asnjë ndërhyrje nuk është bërë. Tavani i plasaritur, ujë nuk ka, banjo nuk ka, dyshemeja është e shtruar me një mushama  sa për ta mbuluar edhe ajo është e dëmtuar. Nuk jemi të sigurtë me frikë hymë.

Tek qendra shëndetësore bëhet nami poshtë mbeturina lartë vizitohen njerëzit. Trarët janë të përkulur kanë frikë plakat të hyjnë brenda. S'ka ujë pale të tjerat. Asgjë nuk ka", thonw banorwt.

Kryeplaku i fshatit Përparimaj tregon për Report tv se ka kërkuar me insistim rikonstruksionin e kësaj ndërtese ,por askush nuk i është përgjigjur. Sipas tij qe prej krijimit të saj ne vitin 87 ndërtesa nuk ka njohur më asnjë investim

"Këtu marrin shërbim rreth 600 banorë. Kjo gjendje ka kohë dhe është lënë pas dore. Duhet të bëhet diçka tjetër.  Nuk vizitohesh dot. Kjo është një gjë që duhet bërë sa më parë", shprehet kryeplaku. 

Banorët shpresojnë se pas publikimit të rastit zgjidhja do te vije shumë shpejt.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë