Brenda një kohë të shkurtër Lezhës do ti shtohen 3 qendra për moshën e tretë.

Pjesë e këtij projekti të rëndësishëm do të jenë edhe Njesitë Administrative.

Këtë fakt e ka prezantuar nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës Alfrida Dedegjonaj Marku gjatë aktivitetit të organizuar nga Kryqi i Kuq Dega Lezhë për kremtimin e 95-vjetorit të themelimit të kësaj organizate. 

Pretime për hapjen e qendrave të tjera për moshën e  tretë janë bërë çdo vit, por në realitet edhe e vetmja qendër që ndodhet në qytetin e Lezhës është në gjendje të mjerushme për shkak të mungesës së investimeve nga bashkia.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)