Qendra "Simon Wiesenthal", që merret me kërkimin e ish-kriminelëve nazistë që ende janë gjallë, i dorëzoi drejtësisë gjermane një listë me emrat e 80 ish-anëtarëve të "Einsatzgruppen", skuadronet e vdekjes të Rajhut III të Adolf Hitlerit, theksoi drejtori i qendrës, Efraim Zuroff.
"Ne i kemi dorëzuar drejtësisë gjermane një listë me emrat e 80 anëtarëve të 'Einsatzgruppen", deklaroi Zuroff.
"Këto komando paraushtarake ishin përgjegjëse për vdekjen e më shumë se një milion hebrenjve në territoret e pushtuara në ish-Bashkimin Sovjetik, në Poloni dhe në Evropën Lindore", theksoi qendra "Wiesenthal" në një komunikatë.
"Shtatëdhjetë e gjashtë burra dhe katër gra, emrat e të cilëve u janë dorëzuar ministrave gjermanë të Drejtësisë dhe të Brendshëm kanë lindur të gjithë në vitet 1920 dhe 1924 dhe dyshohet se ata janë ende gjallë dhe me shëndet të mirë për t'u ndjekur penalisht", theksoi ai.
"Megjithatë, nga ish-anëtarët e 'Einsatzgruppen', ne mendojmë se vetëm dy për qind e ish-kriminelëve nazistë janë ende të gjallë dhe mund të gjykohen", nënvizoi Zuroff.
"Einsatzgruppen", formuar nën drejtimin e SS Reinhard Heydrich, një prej arkitektëve kryesorë të Holokaustit, ka luajtur një rol dominues në zbatimin e "zgjidhjes finale".
Që prej procesit kundër autoriteteve naziste në Nuremberg (në jugperëndim të Gjermanisë) në vitin 1945-46, rreth 106 000 ushtarë gjermanë apo nazistë janë gjykuar, 13 000 janë shpallur fajtorë dhe gjysma janë dënuar", sipas Zyrës Gjermane e Ngarkuar për Krimet Naziste, me qendër në Ludwigsburg (jugperëndim).
ATSH
/Shqiptarja.com