/ATSH/.- Ekspozita tematike "Qëndresa heroike e familjes Jashari për liri", do të prezantohet më 28 nëntor, në Muzeun Shtetëror të Kosovës.
Në kudër të aktiviteteve për nëntorin e historisë, sektori i historisë në Muzeun Shtetëror të Kosovës po bënë përgatitjet e fundit për prezantimin e kësaj ekspozite, bën të ditur KosovaPress.
Qëllimi i Ekspozitës është të prezantojë dëshmi që lidhen me tematiken e ekspozitës dhe që janë një pasuri e rëndësishme e kombit. Eksponatet që do të prezantohen ndahen në katër grupe: Eksponate tredimensionale; Fotografi; Dokumente, harta dheshtypi i kohës; Xhirime filmike.










