Qëndrimi i PD-së për amnistinë penale, Alibeaj: Nuk e votojmë nëse përfitojnë zyrtarët e dënuar nga SPAK apo GJKKO

Qëndrimi i PD-së për amnistinë penale, Alibeaj: Nuk e votojmë nëse përfitojnë zyrtarët e dënuar nga SPAK apo GJKKO

Enkelejd Alibeaj

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj në një deklaratë nga selia e partisë bëri me dije qëndrimin e forcës politike që përfaqëson në lidhje me ligjin për amnistinë penale që pritet të votohet nesër në parlament.

'Së pari do të duhet të sqaroj qëndrimi ynë ka qenë publik dhe i qartë. Amnistia do të duhet të kalojë, subjektet të cilat do të duhet të përfitojnë do të duhet të jenë vetëm ata të cilët përfitonin sipas versionit fillestar të qeverisë, që do të thotë: asnjë i ndjekur penalisht, asnjë i gjykuar, asnjë i dënuar nga SPAK-u dhe GJJKKO-ja, nuk duhet të përfitojë nga amnistia. Ky është rasti për t’i dhënë një mbështetje drejtësisë së re. Së dyti, e kemi bërë publike, ne do të jepnim votën tonë pro amnistisë në qoftë se do të përfitonin edhe protestuesit gjatë protestave të organizuara nga Partia Demokratike, nga shoqëria civile, protestuesit e Astirit, të Teatrit, të Shkozës, ata që u ngritën për vrasjen e të riut Klodian Rasha, e me rradhë. Nga analiza e të gjitha versioneve të sjella nga qeveria sipas Komisionit të Ligjeve, ku lejohen ata të dënuar apo të ndjekur nga SPAK-u dhe GJKKO-ja që të përfitojnë nga amnistia, apo dhe nga amendamentet e paraqitura nga një grup deputetësh sipas së cilës nuk përfitojnë protestuesit e organizuar, të protestave të organizuara nga Partia Demokratike, qëndrimi ynë është ky: As njëri variant dhe as tjetri nuk përmbush kushtet. Kushtet për të cilat besojmë ne, janë kushtet që i çojnë sinjale të interesit publik dhe ruajnë të paprekur mbështetjen që do të duhet të japim ndaj SPAK-ut dhe drejtësisë së re.'

Në fund Alibeaj e mbyll duke përsëritur pozicionimin e PD-së për këtë ligj dhe duke i bërë thirrje mazhorancës dhe Rithemelimit se marrëveshja e tyre për amnistinë cënon kushtet e vendosura nga PD.

'Ndaj e bëj të qartë sot që qëndrimi final i yni është ai që kemi mbajtur në vazhdimësi. Amnistia do të duhet miratohet, por do të duhet të përfitojnë vetëm ata të cilët nuk janë produkt i ndjekjes penale, i dënimit, i gjykimit, i kallëzimit nga SPAK, BKH dhe GJKKO, pra nga drejtësia e re. Dhe do të duhet të përfitojnë protestuesit sipas opinionit dhe amendamentit tonë. Cënimi i njërit prej këtyre dy kushteve, e bën që qëndrimi ynë të jetë i qartë. Të mos e mbështesim një produkt të këtill. Së fundi do të uroja që për sa kohë në rendin e ditës nuk është i përfshirë amnistia, do të uroja që nesër të mos përfshihet në rendin e ditës pa bërë dritë se mbi cilin version do të votojë nesër parlamenti. Amendamentet mbi cilin version janë sjellë, që mos të jetë një produkt i një kulise, i një pazari, i një marrëveshjeje e cila nuk bën asgjë dhe nuk i shërben interesit publik, por se është dhe vetëm një produkt i një marrëveshjeje okulte dhe në fshetësi. Do të presim nesër. E bëra që sot të qartë qëndrimin tonë, të shohim nesër se cili do të jetë qëndrimi i palëve të tjera lidhur me amnistinë. Faleminderit!'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani