Për këdo që kishte ende shpres se Messi mund të qëndronte te Barcelona kjo çështja ka marrë fund. Vetë babai i futbollistit, njëkohësisht edhe agjent, ka deklaruar sot se është e vështirë që fituesi i 6 herë ‘Topit të Artë’ të qëndroj edhe sezonin e ardhshëm te katalanasit.

Jorge Messi përveçse e hedh poshtë hipotezën e qëndrimit shton se nuk e di nëse destinacioni i ardhshëm do të jetë Manchester City.