Qëndroi një vit pa ekip, De Gea zbulon arsyet gjatë prezantimit te Fiorentina

Qëndroi një vit pa ekip, De Gea zbulon arsyet gjatë prezantimit te Fiorentina

David De Gea

Pas një viti pa ekip, pas largimit nga Manchester United një sezon më parë; portieri David De Gea ka firmosur te FiorentinaSerie A. Ish-portieri i Spanjës dhe një ndër emrat që konsiderohen më të mirët në vitet e fundit, ka shpjeguar se përse zgjodhi të qëndronte një vit pa luajtur.

"Kam kaluar 12 vite në një klub të madh si Manchester United, i cili është ende shtëpia ime. Zemra ime do të jetë gjithmonë aty. Kam marrë oferta, por ishte e vështirë për mua të gjeja arsye për t’i vlerësuar ato, pas kaq kohësh në Manchester, kështu që vendosa të ndaloj së luajturi për një moment”, tha portieri.

De Gea tha se është stërvitur vazhdimisht gjatë vitit që ka qenë pa ekip, fillimisht në Manchester dhe më pas në Madrid.

“Jam shumë mirë, jam stërvitur çdo ditë, këtë fundjavë kam qenë në ‘Viola Park’ dhe kam gjetur një nivel shumë të mirë. Ndoshta do të duhen ndeshjet e para për të fituar ritmin, por ndihem mjaft mirë fizikisht”, tha ai.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Berisha thyen sërish masën e arrestit shtëpiak, pret në shtëpi ‘miqtë’ nga Kosova

Afera Partizani/ Berisha thyen sërish masën e arrestit shtëpiak, pret në shtëpi ‘miqtë’ nga Kosova