Qëndronin në parqe, gjobiten 6 qytetarë... u bllokohet dhe makina! Ndëshkohen 100 këmbësorë dhe 45 shoferë! (VIDEO)

TIRANË- 100 këmbësorë. 45 shoferë dhe 6 qytetarë që qëndronin në parqe janë ndëshkuar gjatë 24 orëve të fundit pasi kanë shkelur masat e marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ky është bilanci i Policisë së Shtetit, teksa njoftojnë 3 të tjerë janë arrestuar. Më konkretisht një 19-vjeçar është arrestuar se po drejtonte makinën pa patentë, e ndërsa dy të tjerë në Vlorë janë kapur teksa lëviznin në këmbë jashtë orarit dhe kanë kundërshtuar policinë. Ndërkohë, janë gjobitur edhe 13 biznese pasi vijonin të qëndronin hapura, në kundërshtim me urdhrat.

Gjoba ndaj këmbësorët është 10 mijë lekë, e ndërsa për shoferët heqje e patentës për 3 vite dhe bllokim mjeti. Më i rëndë është ndëshkimi për ata që qëndrojnë në parqe, të cilët gjobiten me 20 mijë lekë dhe bllokim mjeti nëse kanë.

"Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 100 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë. Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 6 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura. Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 45 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19. Në të gjithë vendin janë konstatuar 13 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin", njofton Policia.

Ato u bëjnë apel qytetarët  që të respektojnë masat kufizuese.

"Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa. Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19", apelon Policia.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 27/03/2020 12:31

    Ore po gjithë këto reklama të këtyre restoranteve që publikojnë në Instagram, duke bërë dorezime nëpër shtëpia deri në darkë vonë, a i denoncon njeri. Në Durrës po bëjnë namin restorantet dhe picerite. Na rrofte që karantinohemi ne

    Përgjigju
    • CaBone: 27/03/2020 16:46

      Korrekt Ilir. Ne te gjith biten lejohen.

    • Ilir: 27/03/2020 12:47

      Catering me delivery eshte i lejuar

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat