SHBA - Ka rezultuar fatkeqësi party mes studentëve për njërin prej tyre, pasi u kafshua në organet gjenitale nga qeni i policisë. Banorët lajmëruan policinë sepse studentët po shkaktonin shumë zhurmë. Policia ndërhyri për të ndaluar party-n e studentëve dhe ka lëshuar qenin për të shpërndarë adoleshentët.

Qeni ka kafshuar katër prej studentëve, ku për njërin prej tyre rezultoi e dhimbshme. Djali i cili u kafshua nga qeni në organet e tij gjenitale mori një shpërblim rreth 86 mijë euro. Një nga organizatorët e party-t, tha se policia reagoi në mënyrë shumë të keqe.
student
(Foto: Studenti që u kafshua nga qeni i policisë në organet gjenitale)

Ai u shpreh se “mënyra se si u administrua nga policia, e përkeqësoi situatën”. Kurse një tjetër student pretendoi se ai u sulmua nga policia, ndërsa ai ishte duke u përpjekur për të mbrojtur të dashurën e tij.