Qeni mbytet nga helmi në Korçë
Bashkia: S'hedhim helme rrugëve

Qeni mbytet nga helmi në Korçë<br />Bashkia: S'hedhim helme rrugëve
Rrugët e Korçës lyhen me helm dhe prej tij ngordhin çdo ditë qen endacakë dhe jo vetëm.

Ky është denoncimi që është bërë nga ana e Animal Rescue Albania, një faqe në rrjetin social “Facebook” që ka për qëllim për të vepruar lidhur me të drejtat e kafshëve në Shqipëri, përmes lobingut, mbrojtjes, denoncimit dhe falenderimit.

Sipas kësaj faqe, një nga qentë e prekur nga ky fakt ka dhënë shpirt dhe mjekët veterinerë nuk kanë arritur që ta shpëtojnë, pasi ai ka gëlltitur ndonjë ushqim i cili ka qenë i kontaminuar nga ky helm që hidhet nga Bashkia e Korçës çdo ditë në rrugët e qytetit.

Sipas denoncimit, qeni i ngordhur ka qenë pjesë e një familje që vinte nga jashtë dhe jeton prej kohësh në qytetin e Korçës.

Ashi qenushi husky në foto është vetëm një nga qentë e helmuar. Ai nuk ishte vetëm një qen, ai ishte pjesëtar i një familje të huaj që ka vendosur të jetojë në Korçë dhe ka qenë pjesë e pandarë e gjithë jetës së tyre. Atij iu desh të linte kockat në këtë qytet kaq të eger me kafshët. Po si mund ta kuptojnë këtë ata që i kanë zemrat dhe mendjen e mbyllur. Nuk u ngopën duke helmuar për vit shpirtin e tyre të zi me jetë të pafajshme. Mendja e tyre është e mbyllur e nuk kupton që kjo nuk është zgjidhje” shkruhet në denoncimin publik të bërë në rrjetin social.

Po ashtu, në këtë denoncim thuhet se, gjatë këtyre kohëve ka ndjekur me vëmendjen këtë fushatë makabre edhe pse autoritetet nuk e pranojnë, por është e sigurtë që kjo po ndodh në mënyrë të organizuar në shumë lagje të Korçës dhe nuk është akt i një individi të sëmurë.

Kjo organizatë shkon edhe më tej, ku fton të gjithë qytetarët e Korçës që të nënshkruajnë një notë proteste ndaj Bashkisë Korçë për këtë akt.

Lutemi dergoni një notë proteste tek Kryetari i Bashkisë Korçë në emailin [email protected] me tekstin:
Zoti Kryetar i Bashkisë, Më vjen turp nga gjenocidi masiv i vrasjese së kafshëve nga Bashkia Korçë- Mos shpërdoroni për të blerë helm dhe për të futur në xhepat tuaj fondin që në përputhje me ligjin ju jepet për të kryer identifikimin dhe sterilizimin e kafshëve të rrugës. Stop vrasjeve. Zbatoni ligjin dhe filloni pa humbur kohë fushatën e sterilizimit. Kjo që po bëni është e paligjshme dhe ju jeni fajto
r”.

Lidhur me këtë çështje, Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo i kontaktuar nga shqiptarja.com ka mohuar kategorikisht hedhjen e helmeve të tilla nëpër rrugët e qytetit.

Edhe unë jam informuar për një denoncim të tillë. Nuk ka të bëjë fare me Bashkinë, pasi ne nuk kemi ndërmarrë asnjë iniciativë të tillë. Nuk kemi hedhur helm nëpër rrugë ose kontenierë” ka thënë Filo.

qeni ne korce
 
 
 


qeni ne korce

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 


 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...