Prokuroria ka nisur hetim penal ndaj një 39-vjeçari në Pogradec, pasi qeni që ai kishte në pronësi sulmoi dhe plagosi një vajzë 11 vjeccare.
Ngjarja ndodhi të enjten në mbrëmje në hyrje të lagjes 'Goricë' në qytet, ku sipas të dhënave, qeni jo vetëm që e kafshoi të miturën por edhe e tërhoqi zvarë për disa metra.
11-vjeçarja u dërgua në spital, mori trajtim dhe më pas u kthye në banesë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë.
Ndaj 39-vjeçarit rëndon akuza për “braktisje të kafshës së shoqërimit”, pasi dyshohet se nuk ka mbajtur nën kontroll kafshën, e cila ka dalë nga rrethimi i oborrit dhe ka sulmuar vajzën.
Njoftimi i plotë i policisë
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën “Braktisja e kafshës të shoqërimit” për shtetasin K. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 5, Pogradec, kafsha e tij shtëpiake (qen) dyshohet se ka dalë nga rrethimi i oborrit të banesës së 39-vjeçarit dhe ka dëmtuar një 11-vjeçare, e cila pasi mori mjekim ne spital u largua në banesë"
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente









