Kryeministri Edi Rama ka vijuar me kërkesën për dialog ndaj studentëve, që prej 10 ditësh protestojnë për 8 pika që sipas tyre do të përmirësojnë kushtet e universiteteve. Në foton e fundit të postuar në Instagram, Rama është me mjekër dhe me flokë të thinjur duke nënkuptuar se ende pret studentët për dialog.
“Qënka nona ai që ka bërë këtë tallje”,-shkruan Rama krah fotos.
Gjatë kërkesave të njëpasnjëshme për dialog kryeministri Edi Rama ka ofruar më shumë pika për tu realizuar sesa studentët kanë kërkuar në protestën e tyre, por për plotësimin e tyre ka ftuar studentët në dialog, ftesë e cila vijon të refuzohet nga ata.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Lajmi kryesor:
Protesta/ Studentët zhvendosen te kryeministria, shumica rrëzon amendamentet e LSI-së për arsimin
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)