DURRES - Parandalohet një vrasje në fshatin Qerret të Durrësit. Policia e qytetit bregdetar ka ndëhyrë në kohë, pas një njofitmi në rrugë operative.
 
66-vjeçari Halil Maksuti kishte shkuar në banesën e ishi-dhëndrrit të tij për t'u sqaruar në lidhje me ndarjen e vajzës së tij, por është konfliktuar me të atin e ish-dhëndrrit dhe ka nxjerrë pistoletën, duke qëlluar në drejtim të tij.

Personat e tjerë të pranishëm në konflikt kanë ndërhyrë dhe plumbi nuk ka kapur asnjë prej tyre. Ndërsa ky konflikt vazhdonte, 66-vjeçari ka arritur të largohet nga banesa në momentin që ka kuptuar se kishte arritur policia.

Uniformat blu kanë ndjekur shtetasin Halil Maksuti dhe e kanë vënë në pranga pranë banesës së ti.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)