KORÇË- Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e vjeljes së qershisë në fshatin Dvoran të Korçës. Fermerët shprehen se këtë vit prodhimi është i bollshëm dhe me cilësi të mirë. Megjithatë, ngrenë shqetësime për gjetjen e tregut dhe, mbi të gjitha, për mungesën e fuqisë punëtore.
"Tani e vjelim ne dhe jemi të vetmit sepse në zonat e tjera qershia është në përfundim. Prodhimi është i mire por kërkojmë çmim se tregtarët e kerkojne me 50 lek/kg", tha një fermer.
Ata thonë se çdo sezon punëtorët me eksperiencë largohen drejt shteteve fqinje për punë sezonale, ku pagat janë më të larta.
Përballë këtyre vështirësive, fermerët kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti, si për garantimin e tregut të shitjes së prodhimit dhe subvencionimin e fuqisë punëtore sezonale.
Korça ka prodhim të lartë të qershive në nivel kombëtar, përllogaritur në 6 mijë ton në vit dhe Dvorani është një nga fshatrat më të njohur për këtë kulturë.
Komente





Ju sugjeroj te krijoni webpage dhe instagram page dhe shiteni online kostot e paketimit vendosni plus keshtu blejnë zonat online apo markete vogla blejn deri 10 kg ! Dergojuani me fature dhe linja transport publik ose makina per transport pak a shume si posta por me makina gjysmé figoriferike ose figoriferike kjo e zhvillon punen cmimet dhe populli blen mall Vendas tek marketi ne lagje apo qyteze
PërgjigjuHajdeni e shiteni 15€ ne Francë.
Përgjigju