Qershia fruti i "ndaluar",1500 deri
në 5000 lekë/kg në tregun vendas

Qershia fruti i në 5000 lekë/kg në tregun vendas">
Duket e pabesueshme, por është e vërtetë!
 
Çmimi i qershive të para të këtij sezoni në Tiranë shkon nga 1.500 lekë të reja për kg deri në 5.000 lekë të reja. Ndodh për herë të parë në historinë e tregëtimit të frutave në Shqipëri. Konsumatorët nuk u kanë besuar syve dhe veshëve kur kanë parë fillimisht çmimin gati 35 euro të qershive në një pikë fruta-perimesh në trotuar pranë rrugës së Elbasanit. Por çmimi i vendosur nga tregtari ka qenë pikërisht ai: 5 mijë lekë të reja për qershitë e para të ardhura nga jashtë.
 
Tregtarët në Pazarin e ri, të pyetur nga Shqiptarja.com pas sinjalizimit të konsumatorëve,  pohojnë se ky çmim vjen për shkak se jemi pikërisht në ditët e para të pjekjes dhe hedhjes në treg të qershisë vendase. Edhe pse kjo nuk duket arsyeja, pasi çdo vit qershia, por dhe fruta të tjera të stinës kanë gjithmonë një herë të parë të daljes në treg.
 
Sipas tregtarëve çmimi marramëndës i ka stepur konsumatorët që të blejnë qershitë e këtij sezoni, por ata nuk kanë dhënë shpjegime konkrete dhe të besueshme për arsyen e këtij superçmimi.
 
"Bojkoti" i konsumatorëve pritet që të ndikojë që ky çmim në ditët në vazhdim të pësojë rënie.
 
Në një dyqan pranë Pazarit të ri, një kilogram qershi kishte mbërritur në 800 lekë të reja për kilogram, por edhe ky konsiderohet një çmim tepër i lartë për konsumatorë shqiptarë.
 
Në një dyqan në trotuar, pranë një nga marketeve ushqimore të kryeqytetit, prej javësh çmimi për kilogram i qershive ishte 5 mijë lekë të reja për kg. Kjo sipas pronarëve për shkak se deri më tani mungesa e qershisë vendase kishte sjellë në treg qershinë e huaj, me kostot e mëdha të transportit. Nuk e dimë se nga cili shtet importohet aktualisht qershia e parë, por me çmimin absurd të 5 mijë lekëve për kilogram, ndonjë konsumator hedh dyshimin se "mund të kenë mbërritur nga planeti Mars".
qershia
qershi























q
q

 Redaksia Online
 (al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

G7: Të ndalojë menjëherë lufta në Gaza e të lirohen pengjet

G7: Të ndalojë menjëherë lufta në Gaza e të lirohen pengjet