Qershitë ngelen stok në Berat, banorët: Shkak, rruga e amortizuar
Mungesa e rrugës po i penalizon banorët e fshatit Drobonik në Berat. Ata thonë se kanë prodhim mjaft të madh të qershive, por për shkak të mungesës së rrugës prodhimet po i prishen.
Mungesa e rrugës po i penalizon banorët e fshatit Drobonik në Berat. Ata thonë se kanë prodhim mjaft të madh të qershive, por për shkak të mungesës së rrugës prodhimet po i prishen. Banorët shprehen se disa herë kanë bërë kërkesa, por asnjëherë nuk ka gjetur zgjidhje.
Rrugës së Drobonikut i hidhet një dorë çakull vetëm në kohë zgjedhjesh, por sapo mbaron fushata, gjithçka kthehet si më parë, e produktet e tyre mbetën pa u shitur, duke i shkaktuar dëme mjaft të mëdha në ekonomi.
Është stina e qershive, madje është edhe zona me prodhimtari më të madhe në qarkun e e Beratit. Fshati Drobonik në njësinë administrative të Velabishtit, prej vitesh po humbet prodhimet e këtij fruti, pasi rruga që të çon për në qytet është tërësisht e amortizuar. Banorët e zonës thonë se kanë investuar në pemtari, por për shkak të mungesës së rrugës prodhimet po u ngelin stok, e për pasojë edhe po kalben.
Prej shumë vitesh banorët e zonës thonë se në rrugën e tyre nuk është vënë dorë. Pushtetarët e kandidat për deputet nga anët e tyre shihen vetëm në kohë zgjedhjesh.
Të pyetur për këtë problem, zyrtar të bashkisë së Beratit jashtë kamerës justifikohen se rruga e fshatit Drobonik është pjesë e rrugës nacionale Berat-Përmet, e kjo është nën juridiksionin e Autoritetit Rrugor shqiptar.
Ata thonë se kanë kërkuar që rruga t’u kalojë atyre në mënyrë që të gjenden donacione për financim, por deri tani nuk është kthyer asnjë përgjigje nga ministria e linjës. Janë rreth 9 km rrugë, të cilat tashmë janë të pakalueshme dhe që çdo ditë e më shumë, po u humbasin miliona lekë banorëve të zonë së Velabishtit.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
0%
-
I keq
50%
-
As i mirë as i keq
50%
Vota total: 2
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Besimtarët e krishterë në Berat festojnë Krishtlindjet: Dashuri, begati dhe harmoni në çdo familje
25 Dhjetor, 11:37
-
VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit
25 Dhjetor, 09:03
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
19 Dhjetor, 16:49
-
Mandarinat me kimikate/ AKU gjobit 4 mln lekë grumbulluesin në Goriçan të Beratit! Groposet ngarkesa e kthyer mbrapsht! Po bëhen analiza në një fermë
19 Dhjetor, 16:26
-
Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD
18 Dhjetor, 22:31
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor, 21:12
-
Berat/ Arrestohet një person, akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të mituri! Kamerat e filmuan kur e përndiqte! Ishte recidivist
18 Dhjetor, 17:24
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 60 vjeçari në Berat
18 Dhjetor, 13:33
-
Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet pronarja e shtëpisë, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit
18 Dhjetor, 13:19
-
Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina përplas për vdekje 63 vjeçarin nga Durrësi (EMRI)
17 Dhjetor, 13:55
-
E rëndë në Berat/ Ishte duke punuar, ndërron jetë 47 vjeçari! E zuri poshtë një masiv guri (EMRI)
17 Dhjetor, 13:03