Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Skype, Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave tha në 'Sot Live në Shqipëri' se qershori do vijojë të jetë një muaj i nxehtë për vendin tonë dhe zjarret rrezikojnë 7 qarqe.

Mes tyre janë Fieri, Tirana, Elbasani, Lezha, Berati, Shkodra dhe Gjirokastra.

E hëna shënoi 37 gradë, thotë meteorologia Gjoni, por në ditë në vijim temperaturat nuk do të kalojnë 34 gradë.

Nesër temperaturat parashikohen:

Në zonat bregdetare 19/29 gradë celcius

Në zonat e ulëta 16/32 gradë celcius

Në zonat malore 14/28 gradë celcius

Teksa u pyet nga gazetari Nertil Agalliu nëse do të kemi reshje shiu, Gjoni nënvizoi se ky është një muaj i thatë ndaj nuk presim reshje.