Qeveri antishqiptare!

Qeveri antishqiptare!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Albin Kurti po sillet si masë e dhunshme. Është duke e dhunuar popullin shqiptar në mënyrën më të tmerrshme që do të mund të imagjinohej.

Erdhi si shpresë, solli trishtim, premtoi mirëqenie, solli mjerim, fitoi në emrin e lirisë, solli stalinizëm.

Do t’i numëroj disa veprime horror të qeverisë Kurti, dhe nuk e di a do të mund që deri në fund të shkrimit të gjejë motivin e Albin Kurtit që secilin veprim që e merr, e merr kundër shqiptarëve.

I sakrifikon shqiptarët me obsesion dhe papushim. Pse? Qeveria Kurti (me apo pa vetëdije), është serbofile.

Qe, t’kallzoj pse! Pse shqiptarët janë qytetarë të dorës së dytë!

Qe, çka e bën proserb:

Po e varfëron Kosovën, për t’u zbrazur Kosova nga shqiptarët;

Ky është Rankoviqi indirekt i ditëve tona.

Ta bën të pamundur jetën në Kosovë, në mënyrë që të largohesh, dhe Kosova të boshatiset nga shqiptarët.

Jo rastësisht, sytë i ka kah diaspora.

Shqiptarët i sheh veç përjashta Kosovës.

Ndoshta nuk është normal.

Ndoshta po e lajthisin bandat e vjetra nëpër Institucione, nuk jam e sigurt….

Ama edhe budalla më i madh e di se nuk i shtrenjtohet rryma popullit më të varfër në Evropë!

Shtrenjtimet e ushqimit, papunësia, rrogat e vogla dhe varfëria janë armët e qeverisë së Kosovës për ta zbrazur Kosovën nga shqiptarët.

Qysh shpjegohet ndryshe, që nuk ekziston një mekanizēm shtetëror që ia ndal hovin tregtarëve për t’i rritur çmimet.

Kjo është anarki.

Anarkia i konvenon qeverisë antishqiptare.

Gati qe 1 vit, prej se ekziston qeveria Kurti, Kosova lëngon, vegjeton, është e sëmurë, e varfër, e mjerë, e izoluar edhe nga Shqipëria, dhe e humbur.

Nuk ke kah ia ngjet.

Një punë e mirë nuk u bë deri sot.

Urrejtje, padurim, ndarje, mesazhe negative dhe depresion.

Vdekje, sëmundje, vrasje, padrejtësi, pabarazi, frikë….pa shpresë!

Kur them se qeveia Kurti punon në interes të Serbisë, bazohem në këto krime të kësaj qeverie:

1.Rojave të Urës dhe paramilitarëve serbë u jep paga pa punuar, kurse për shqiptarët po përgatit Ligj policor, që i përndjek zyrtarët dhe administratën publike për t’i frikësuar dhe kërcënuar;

Ideja e Inspektoriatit për administratën është   staliniste dhe policore.

Është tragjedia më e madhe për demokracinë.

2.Serbëve ua paguan rrymën (me paret tona), neve shqiptarëve na e shtrenjton.

Ai e di që ne nuk kemi pare.

Që i kemi rrogat e vogla, që jemi të varfër dhe papunësia është tmerrësisht e madhe, por nuk ndjen, në fakt ndjen, por vetëm frustrim dhe urrejtje për shqiptarët!

3.Albin Kurti premton se do ta gjejë vrasësin e Jusuf Gërvallës, kurse Albulena Haxhiu nuk ka kohë ta gjejë ‘vrasësin’ e Astrit Deharit, sepse është e zënë me artin e shtatë, artistja në serialet ‘hajni, milici, sudija, paditësi’.

4.Albin Kurti i ka shfrytëzuar për pushtet edhe viktimat e luftës, të cilët më nuk po kërkojnë drejtësi, as për veten e tyre, dhe askush më nuk po kërkon të paditet Serbia për krime dhe gjenocid kundër shqiptarëve.

5.Presidentja po merret me çështje estetike, me ridizajnim të llukut, i ka lindur ideja të duket bukur….kështu….sa për që kemi komandante neve sot na pushton Serbia

6.Kosova po tretet.

Albin Kuti ju bën zullim, sepse ju konsideron të vdekur, është i bindur se s’ka kush proteston kundër tij!

7.Jetojmë në shtetin ku nuk merr pension të plotë nëse nuk ia ke paguar kontributet Serbisë.

A ka absurditet më të madh se ky!

P.S. Ishalla nuk më kushton shtrenjtë ky shkrim, se diçka m’kanë ‘hy këmbët n’dhé’!

Edhe nëse m’kushton, s’ka dert… mos harroni ‘I’m Simply The Best’

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipetari i Shqiperise: 19/01/2022 11:27

    Ke te drejte me kete shkrim dhe do shtoja qe ky albini refuzoi edhe vaksinat nga Shqiperia . albini eshte miku i sales pra mik i milloshevicit dhe atyre qe e pasojne tani.

    Përgjigju
  • Adi: 19/01/2022 04:59

    Ur not simply and not the best! Ur complicated the ugliest.

    Përgjigju
  • Toni: 18/01/2022 23:33

    Nese te shash eshte qellimi i te shkruarit e nje gazetari, per fat te keq deshmon se vepron nen udhezime te paleve kundershtare. Se e ka nga krahu i "Luftes" ne Kosove apo i "Lukunise" ne Tirane, pak rendesi ka. Por kurdo e sido qe te jete, cdo veprim qe nxit urrejtje te shqiptarit ndaj shqiptarit eshte sherbimi me i keq qe i behet kombit dhe per fat te keq me i mire qe i behet jo shqiptareve, qofshin serb, turq apo medemek amerikan a gjerman!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI