Qeveria 109 milion lekë
për komunitetet fetare
Qeveria për këtë vit ka vënë në dispozicion të komuniteteve fetare shumën prej 109 milionë lekësh e cila është parashikuar për këtë qëllim në buxhetin e shtetit.
TIRANE- Qeveria për këtë vit ka vënë në dispozicion të komuniteteve fetare shumën prej 109 milionë lekësh e cila është parashikuar për këtë qëllim në buxhetin e shtetit. Gjatë mbledhjes së djeshme Këshilli i Ministrave ka përcaktuar edhe shumën përkatëse për secilin prej komuniteteve, si dhe qëllimin e përdorimit të fondeve prej tyre. Sipas vendimit, një pjesë e fondeve shkon për financimin me gjysmën e pagës minimale të punonjësve të administratës së komuniteteve si dhe të punonjësve të tyre të arsimit. “Krahasuar me një vit më parë, fondi i akorduar nga buxheti i shtetit për komunitetet fetare në Shqipëri është rritur dhe gjithsej kap shumën rreth 109 milion lekë, të cilat shkojnë për të siguruar mbarëvajtjen e funksionimit të bashkësive fetare” thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Mirëqenies Sociale.
Komuniteti Mysliman Vendimi përveç miratimit të fondit ka mirëpërcaktuar edhe zërat se ku do të shpenzohen këto fonde. Kështu, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 31 416 000 lekë, të ndarë përkatësisht: 11 748 000 lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 89 punonjës të administratës dhe 19 668 000 lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 149 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
Kisha Ortodokse Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 25 872 000 lekë, të ndarë përkatësisht: 20 592 000 lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 156 punonjës të administratës dhe 5 280 000 lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
Kisha Katolike Sipas vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave, Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25 872 000 lekë, të ndarë: 5 676 000 lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 43 punonjës të administratës dhe 20 196 000 (njëzet milionë e njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 153 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
Kryegjyshata Botërore BektashianeKryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25 740 000 lekë, të ndarë: 3 696 000 lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 28 punonjës të administratës; 15 044 lekë, për ndërtimin e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane (Odeonit); 7 000 000 lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore me qendër në Tiranë dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesëpreventivat e paraqitur prej saj në kërkesën e vitit 2014, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur për kryerjen e veprimtarive të parashtruara.
Pikë tjetër e vendimit është se kalimi i fondeve do të kryhet brenda muajit prill dhe do të jenë Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi.
Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4253
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15