Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ndërsa vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Mbi 32 mln leke shpronesime per ndertimin e rruges Tirane -Vore
Një tjetër vendim i miratuar në mbledhjen e qeverisë është dhe shpronësimi dhe marrja në përdorim të përkohshëm nga shteti të pronave private mbi të cilat do të ndërtohet rruga paralele Tiranë–Vorë në krahun e majtë. Me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave, vlera e përgjithshme e shpronësimit llogaritet më shumë se 32.4 milionë lekë lekë.
Shtohen me 100 numri i punonjesve me kontrate te perkohshme ne administrate
Qeveria ka vendosur sot në mbledhjen e këshillit të ministrave për të shtuar numrin e punonjësve në administratën publike me kontratë të përkohshme.
Sipas vendimit në fjalë, rreth 100 punonjës me kontratë të përkohshme do t’i shtohen administratës, ndërsa efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi do të përballohen nga fondet buxhetore si dhe nga të ardhurat e e siguruara nga ALUIZNI gjatë këtij viti.
Më poshtë vendimi i plotë i qeverisë:
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.35, DATË 29.1.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME PËR VITIN 2014 NË NJËSITË E QEVERISJES QENDRORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.35, datë 29.1.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2014 në njësitë e qeverisjes qendrore është 865 veta, sipas lidhjeve nr.1, nr.2, nr.3, nr.4 dhe nr.5, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.”.
b) Pas lidhjes nr.4 shtohet lidhja nr.5, që i bashkëlidhet këtij vendimi, e cila detajon ndarjen e shtesës prej 100 (njëqind) punonjësish, të miratuar me këtë vendim.
2. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përballohen nga fondet buxhetore dhe nga të ardhurat e siguruara nga ALUIZNI, për vitin 2014.
3. Ngarkohet Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit të depozitojë pranë Ministrisë së Financave detajimin e numrit të punonjësve, me emërtesën “specialist” dhe “teknik i specialiteteve të ndryshme”, brenda numrit të përcaktuar për çdo drejtori të ALUIZNI-t dhe brenda kritereve të përcaktuara në vendimin nr.1703, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe aktiviteteve sezonale/të përkohshme për ministritë dhe institucionet buxhetore.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)