TIRANË - Këshilli i Ministrave mori mbledhjen e sotme vendim për dhënien e ndihmës financiare prej 200 mijë euro nga qeveria shqiptare për qeveritë e Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në maj 2014.
Më poshtë vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:
VENDIM PËR DHËNIEN E NDIHMËS FINANCIARE NGA QEVERIA SHQIPTARE PËR QEVERITË E BOSNJË-HERCEGOVINËS DHE SERBISË PER LEHTËSIMIN E PASOJAVE TË DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA PËRMBYTJET NË MAJ 2014
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, dhe nenit 10, të ligjit nr.185/2013, "Për buxhetin e vitit 2014", me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien e ndihmës financiare nga qeveria shqiptare për qeveritë e Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë, përkatësisht, nga 100 000 (njëqind mijë) euro, për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në maj 2014.
2. Ministrisë së Punëve të Jashtme, në programin buxhetor 01120 "Mbështetje diplomatike jashtë shtetit", t'i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 200 000 (dyqind mijë) eurosh, shpenzime korrente, për t'u përdorur si ndihmë financiare për lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e muajit maj 2014, në Bosnjë - Hercegovinë dhe Serbi.
3. Ky fond të përballohet nga fondi i kontingjencës, miratuar për vitin 2014.
4. Ngarkohen Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare". /a.ke/
/Shqiptarja.com