Nesër mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës ku pritet të debatohet dhe miratohet programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.

Pas miratimit, ky plan pritet t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për diskutim në njërën nga seancat.

Ndërkohë, është paralajmëruar se të premten e kësaj jave Ministria e Financave do ta përgatisë edhe projektligjin për rishikimin e buxhetit, i cili pas miratimit nga kabineti qeveritar, po ashtu do të procedohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim.

Pas një kohë të gjatë,rreth 3 muaj ngërc poltik në Kosovë më në fund palët politike arritën të zgjedhin kreun e Kuvendit cka i hapi rrugë krijimit të qeverisë, ku koalicioni PAN hyri në bisedime më AKR e Pacollit.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com