Qeveria amerikane del nga bllokimi më i gjatë i historisë së saj

Qeveria amerikane del nga bllokimi më i gjatë i historisë së saj

Donald Trump gjatë një fjalimi në kongresin amerikan

Donald Trump ka nënshkruar një projekt-ligj 3 javor që do të rihapë pjesë të mbyllura të qeverisë deri më 15 shkurt.  

Plani nuk përfshin kërkesën e Trump ku kishte kërkuar 5.7 miliardë dollrë për ndërtimin e një muri në kufi. Presidenti ra dakord për një masë të përkohshme financimi që do t'u lejojë punonjësve federalë të kthehen në punë. 800,000 punonjësit federalë të cilët  janë  detyruar të punojnë  pa pagesë për 35 ditë, tashmë me miratimin e projektligjit të ri do të kenë mundësi të paguhen dhe ti rikthehen punës në normalitet deri në 25 shkurt.

Trump u shpreh se nëse gjatë 3 javëve republikanët dhe demokratët nuk arrijnë të arrijnë marrëveshje për paratë e murit , ai do të deklarojë një emergjencë kombëtare për të anashkaluar kongresin krejtësisht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të burgosur

Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të burgosur