/ATSH/.- Qeveria, në bashkëpunim me bankat e nivelit të dytë, do të marrë përsipër shlyerjen e borxhit prej 60 milion eurosh ndaj sipërmarrësve privatë të energjisë. Kjo u bë e ditur sot në Kuvend nga kryeministri Edi Rama, i cili e quajti këtë arritjen e parë konkrete të operacionit të nisur në sektorin energjitik.
"Kemi një bashkërendim forcash me bankat e nivelit të dytë, që të fillojmë dhe përfundojmë shlyerjen e një borxhi dramatik, që nuk është i përfshirë në listën e borxheve të mëparshme dhe që është borxhi ndaj prodhuesve privatë të energjisë", tha kryeministri.

Sipas tij, janë 60 milion euro, ku si pasojë e 'kontratave alucinante', iu garantua për jetë të jetëve këtyre prodhuesve që energjia do të blihej gjithmonë e në çdo rast 10 lekë mbi çmimin e importit.