Sportistët tanë elitarë në kompeticionet ndërkombëtarë do të ‘vishen’ së shpejti me grada ushtarake, duke përfituar edhe mbështetjen financiare që vjen me to. Qeveria ka bërë gati ligjin dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh se së shpejti do të kemi kampionë kolonelë, nënkolonelë e deri te majorë.
“Unë dëshiroj të ndaj një informacion në lidhje me një vendim të miratuar sot. Bëhet fjalë për një projektligj për karrierën ushtarake në forcat e armatosura. Bëhet fjalë për gradat honorifike për sportistët elitarë. Pra nga grada ‘Kolonel’, nënkolonel deri te major. Në varësi të rezultateve në kompetecione ndërkombëtarë do të përfitojnë këtë gradë dhe të gjitha përfitimet financiare që vjen prej saj deri në moshën që dalin në lirim sipas gradës për të gjithë ushtarakët. Kampionët tanë do të vishën me grada. Besoj se është një lajm shumë i mirë për të gjithë sportistët”, tha ministri Peleshi.
Ligji është hedhur për konsultim publik që në qershor të këtij viti. Sportistët elitarë shqiptarë do të kenë mundësi të bëhej pjesë e ushtrisë shqiptare, duke krijuar një strukturë të posaçme në Forcat e Armatosura. Në Forcat e Armatosura do të pranohen vetëm sportistët e nivelit të lartë, me kusht që te këtë shtetësinë shqiptare dhe të ketë arritur rezultate të larta në aktivitete sportive kombëtare apo ndërkombëtare. Sportistët që do të pranojë të bëhej pjesë e FA-ve do t’u jepet një gradë honorifike, vetëm për efekt page, me urdhër të ministrit të Mbrojtjes dhe me propozim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Sportisti e mban gradën honorifike për sa kohë është sportist aktiv. Me humbjen e statusit sportisti aktiv, ai ndërpret marrëdhëniet financiare me urdhër të ministrit të Mbrojtjes.
Sportistët që thyejnë një rekord olimpik, botëror apo evropian, që marrin vendin e parë në kampionatin evropian, vendin e parë, të dytë dhe të tretë në Lojërat Olimpike dhe kampionatet botërore, do të marrin gradën kolonel. Sportistët e vendit të dytë deri dhe të tretë në kampionatin evropian, si dhe të vendit të katërt deri në vendin e gjashtë në Lojërat Olimpike, do marrin gradën nënkolonel. Sportistët që zënë vendin e shtatë deri në vendin e tetë në Lojërat Olimpike, vendin e katërt deri në vendin e gjashtë në kampionate botërore dhe vendin e parë në Lojërat Mesdhetare, do marrin gradën major.
Sh mire te punesohen, por dhenja e gradave deri ne nivelin kolonel pak sa e habiteshme. Pa anje lloje formimi akademik. Nejse tingellon si gjyqtaret 6 mujor te plepave si dikur
PërgjigjuCfare jane keto budalleqe? Pse u dashka qe financimi i sportit te kaloje nga ministria e mbrojtjes kur ka ministri tjeter qe mbulon sportet? Cfare e lidh shefin e shtabit te pergjithshem me sportin? Cfare do te thote grade honorifike? Ose je ushtarak ose nuk je. Po bere betimin ushtarak ke pasoja juridike (kane juridiksion gjykatat ushtarake mbi ty). Pastaj nese do vazhdoni ta dhuroni nenshtetesine shqiptare sikur te ishte karamele do mbushet ushtria me mundesa çeçene e skiatore italiane.
Përgjigju