Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, kërkon zgjidhje menjëherë të situatës së krijuar pas bllokimit të pagave të sistemit të drejtësisë.

Përmes një letre drejtuar ministrit të Financave, Malaj, Sadushi argumenton se ky bllokim cenon drejtpërdrejt garancinë kushtetuese të paprekshmërisë së pagës së gjyqtarit dhe pavarësinë institucionale të pushtetit gjyqësor.

Ai thekson se mosveprimi i Kuvendit apo mungesa e planifikimit buxhetor nuk mund të shërbejnë si bazë apo pretekst për pezullimin administrativ të trajtimit financiar të gjyqtarëve.

Sadushi kërkon urgjent dhënien e pagave sipas vendimit të KLGJ, e cila sipas tij ka zbatuar vetëm Kushtetutën. Kreu i Gjykatës së Lartë thotë se vendimi i KLGJ nuk ishte përcaktim autonom i pagës por detyrim që erdhi si pasojë e boshllëkut ligjor.

kliko ketu per te lexuar dokumentin e plote


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ KLGJ e KLP caktuan vetë pagat në drejtësi, qeveria i bllokon në Thesar! Magjistratët: E papranueshme, shkelet vendimi i GJK! Vetë Kushtetuesja kërkoi e mori rrogat pa rritje