TIRANE- Shqipërisë nuk iu hapën negociatat për shkak të vetos franceze, pasi Presidenti Macron kërkon më parë një reformim të unionit përpara se të zgjerohet më tej me vende të tjera nga Ballkani Perëndimor. Por opozita shqiptare mendon ndryshe.

Lulzim Basha e cilëson si dështim të qeverisë duke i lexuar ndryshe mesazhet e Brukselit. Edhe sot lideri demokrat sulmoi kreun e qeverisë për këtë cështje duke kërkuar largimin e tij dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme si Maqedonia.

Përgjigjen kryeministri Edi Rama ia jep Bashës me dy foto të publikuara në faqen e tij në rrjetet sociale. Rama vendos përballë mesazhin e Presidentit të Këshillit të Europës që thekson qartë se 'Nuk pati unitet për negociatat! Nuk është faji i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut'. Ndërkohë që Basha thotë se 'Vendimi për të mos hapur negociatat është dështimi i qeverisë shqiptare'.

Përballë dy mesazheve, të Presidentit të Këshillit të Europës Donald Tusk dhe asaj që thotë Lulzim Basha, Rama shkruan 'Pa Koment' duke ia lënë gjykimin qytetarëve shqiptarë se kë duhet të besojnë.

Fotoja e publikuar nga kryeministri Edi Rama

Rama ka krahasuar qëndrimin e kryedemokratit Lulzim Basha me atë të kryeministrit italian Giuseppe Conte i cili e quajti mos hapjen e negociatave një gabim historik.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
Basha 'dhëmbë për dhëmbë' me Ramën me citime, i përgjigjet me thënien e Zaev

Kreu i opozitës nuk ndalet me citatet. Basha zgjedh deklaratën e kryeministrit Zaev për zgjedhje të parakohshme pas vendimit për të mos hapur negociatat dhe me ironin shkruan një tëitter vetëm me hashtagun #ediramanocomment.

 “Organizimi i zgjedhjeve të drejta të parakohshme, zgjedhje, ku ju, qytetarët, do të sillni vendim dhe vërtet për rrugën në të cilën do të vazhdojë vendi ynë", citon Basha Zaev.

Postimi i plotë i kryedemokratit Lulzim Basha
Ora 19:06
Mos hapja e negociatave/ Rama vë Bashën përballë Merkelin

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që akuzës të kryedemokratit Lulzim Basha se mos hapja e negociatave është dështim i qeverisë shqiptare, t'i përgjigjet me citim nga lider të Bashkimit Europian. Së fundmi, kreu i qeverisë ka vënë përballë Bashës, kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila ka qenë një nga vendet kryesore që ka mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin europian.

"Më vjen shumë keq për këtë vendim. Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet . Kur bëjmë premtime duhet t'i mbajmë ato. Nuk do t'i kthejmë shpinën vendeve ndërkohë që kemi bërë premtime", citon Rama Merkelin.