Tre minista e kanë deklaruar sot këtë nga kryeministria: Eglantina Gjermeni, Lefter Koka dhe Mirela Kumbaro.
Ky proces të jetë gjithëpërfshirës por plani që të dalë nga procesi tu shërbejë qytetarëve. Angazhim maksimal të qeverisë “Rama”, të Ministrisë së Zhvillimit dhe Turizmit. Të realizohet një plan kombëtar në inters të vendit dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë.
Gjatë një konference për median, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës, thanë se, është hartuar një plan masash që të shpëtohen parqet kombëtare si dhe zonat e trashëgimnisë kulturore.
GJERMENI: NIS HARTIMI I PLANIT KOMBETAR TE TERRITORIT
E para në këtë konferencë e mori fjalën, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Gjermeni. Ajo tha për median, se janë tre vendime të rëndësishme që janë marrë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit.
“Vendimi i parë i KKT-së është miratimi i nismës për hartimin e planit kombëtar të territorit. Deri tani zonat informale e kanë bërë të domosdoshëm këtë plan. Synohet që në rradhë të parë ti jepet fund informalitetit. Ky proces të jetë gjithëpërfshirës por plani që të dalë nga procesi tu shërbejë qytetarëve. Angazhim maksimal të qeverisë “Rama”, të Ministrisë së Zhvillimit dhe Turizmit. Të realizohet një plan kombëtar në inters të vendit dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë”, tha gjatë fjalës së saj, Gjermeni.
Sipas ministres Gjermani, “vendimi i dytë është një plan për zonën ekonomike të zonës Tiranë-Durrës, pasi edhe kjo zonë është prekur nga informaliteti. Duam të jetë një plan që ti shërbejë kësaj zone dhe gjithë Shqipërisë”.
“Vendimi i tretë ka të bëjë me kurorën e gjelbër të Tiranës, për të bllokuar ndërtimet informale në këto zona shumë të rëndësishme”, tha ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Sipas saj, një tjetër vendim i rëndësishëm është, miratimi i rregullores së Këshillit Kombëtar të Territorit, pasi nuk ka pasur një rregullore të tillë.
KOKA: KTHIM NE IDENTITET TE PARQEVE KOMBETARE DHE ZONAVE MJEDISORE
Nga ana e tij, ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka shpjeguar vendimin e marrë për rehabilitimin dhe kthimin në identitet të zonave mjedisore që janë të ruajtura, si parqet kombëtare.
“Një tjetër vendim shumë i rëndësishëm është edhe ndërhyja dhe rahabilitimi i zonave të mbrojtura mjedisore. Këto zona, parqet kombëtare nuk kanë qenë të mbrojtura gjatë këtyre viteve. Për të bërë rehabilitimin e tyre pika e pakë është kthimi i tyre në identitet. Rehabiliutimi i zonave të mbrojtura është edhe një nga reakomandimet e KE-së. Dua të garantoj shqiptarët se do të kthehen të gjitha zonat e gjelbëra. Duam që qytetarët shqiptarë të denoncojnë shkeljen e zonave të mbrojtura”, tha gjatë fjalës së tij, ministri Lefter Koka.
KUMBARO: STOP RRENIMIT TE ZONAVE TE TRASHEGIMNISE KULTURORE
Ndërkaq, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se, nuk do të lejohet më asnjë ndërtim në zonat e trashëgimnisë që janë nën mbrojtjen e shtetit. Sipas saj, në të gjithë Shqipërinë janë shumë zona të tilla.
“Një tjetër vendim është mbrojtja e zonave dhe objekteve të trashëgimnisë klulturore. Është zgjeruar lista e zonave dhe objekteve që ruhen nga shtetit. Do të bëhet edhe njëherë lista e objekteve të ruajtura në të gjithë vendim”, tha Kumbaro. Sipas saj,”ky vendim vjen pas moratoriumit për 3 qytetet ku nuk do të lejohet ndërtimet. Do të përcaktohen zonat A dhe B për mbrojtjen e objekteve. Duhet menaxhimi territorial i zonave të objekteve”, përfundoi ministrja Mirela Kumbaro.
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, i është përgjigur edhe interesit të medias, në lidhje me përfshirjen e pushtetit lokal në Planin Kombëtar të Territorit, si dhe prishjen e ndërtimeve.
Pyetje: Kreu i opozitës kërkoi që në këtë hartim plani të përfshihet dhe pushtetit vendor?
Gjermeni: Absolutisht, padiskutim pushteti vendor do të jetë aktor kryesor në përgatitjen e këtij plani kombëtartë territorit. Jo çdo gjë do të nisë nga fillimi, por gjithçka që është bërë deri më tani të jetë pjesë e këtij procesi. Ai i njësive vendore dhe ky kombëtar të jenë pjesë e përbashkët e njëri-tjetrit.
Pyetje: Zhvillimi i zonës Tiranë-Durrës. A do të ketë prishje ndërtimesh në këtë zonë?
Gjermeni: Do të ketë edhe masa rehabilituese lidhur me ndërtimet që janë pa leje. Ndalimi i ndërtimeve dhe rehabilitimi i mjedisit në këtë zonë. Për ndërtimet me leje nuk kemi thënë ndonjëherë që do të prishen.
Redaksia online
(a.c/shqiptarja.com)