Qeveria e Boris Johnson akuzohet për 'neglizhencë me dashje', ndërsa rastet me COVID- 19 po rriten

Qeveria e Boris Johnson akuzohet për 'neglizhencë me dashje', ndërsa rastet me COVID- 19 po rriten

Boris Johnson në spital COVID

MBRETËRI E BASHKUAR-Sindikata e mjekëve britanikë ka akuzuar qeverinë e Boris Johnson se është "neglizhent me dashje" në trajtimin e valës së fundit të pandemisë COVID-19, pasi ministrat refuzojnë të vendosin masa zbutëse pavarësisht rritjes së niveleve të infeksionit dhe presionit në rritje në spitale. Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar gati 50,000 raste të reja ditore me  COVID-19, duke tejkaluar shumë situatën në shumicën e Evropës.

Shkalla e shtrimeve në spital dhe vdekjeve gjithashtu nuk ka arritur të bjerë ndjeshëm që nga vera, kur vendi hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e mbetura. Por qeveria ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të qasjes së saj, e cila do të shihte futjen e pasaportave dhe mandateve të vaksinave në përputhje me shumë vende evropiane.

"Qeveria ka hequr “këmbën nga frenat”, duke dhënë përshtypjen se pandemia është pas nesh dhe se jeta është kthyer në normalitet," bëri me dije Shoqata Mjekësore Britanike  në një ndërhyrje ditën e sotme.

Nga ana tjetër  kjo shikohet si neglizhencë e vullnetshme e Qeverisë së  Westminster që të mos ndërmarrë ndonjë veprim të mëtejshëm për të zvogëluar përhapjen e infeksionit.

 “Mbajtja e detyrueshme e maskave, distancimi fizik dhe kërkesat e ventilimit në mjedise me rrezik të lartë, veçanërisht hapësirat e mbushura me njerëz," tha ajo.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale