Oda Ekonomike e Kosovës: Qeveria lehtëson masën e sigurisë për mallrat serbe

Oda Ekonomike e Kosovës: Qeveria lehtëson masën e sigurisë për mallrat serbe

Ditën e sotme Qeveria e Kosovës ka konfirmuar marrjen e vendimit të heqjes së masës së sigurisë për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produktet nga Serbia.

Kryetari i OEK-ut, Lulëzim Rafuna, deklaroi në media për KosovaPress se ata janë në dijeni për heqjen e masës, por Qeveria e Kosovës akoma nuk është përgjigjur lidhur me zbutjen e masës së sigurisë për mallrat e Serbisë.

Masa e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe është marrë më 14 qershor, ditën kur ishin rrëmbyer tre zyrtarët policorë të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës. Që prej asaj dite asnjë kamion me mallra që vinin nga Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës.

Brenda një dite, Serbia si shtet eksporton mallra në vlerë prej një milion euro në Kosovë. Pas rrëmbimit dhe vendosjes para drejtësisë në Serbi, tre zyrtarët policorë ishin liruar më 26 qershor.

Vetëm gjatë vitit të kaluar në tregun vendor kanë hyrë mallra në vlerë prej 372 milionë euro, derisa Kosova ka shitur në Serbi produkte në vlerë prej rreth 62 milionë euro.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Meteori ndriçon qiellin në Spanjë dhe Portugali (VIDEO)

Meteori ndriçon qiellin në Spanjë dhe Portugali (VIDEO)