Qeveria e re e Isa Mustafës nis
punën sot me mbledhjen e parë

Qeveria e re e Isa Mustafës nis<br />punën sot me mbledhjen e parë
Qeveria e Republikës së Kosovës, e kyeministrit të ri Isa Mustafa, zhvillon mbledhjen e parë sot pasdite në orën 15:00. Kështu, qeveria e re e Kosovës nis punën në përfundim të mandatit të dytë të kryeministrit Hashim Thaçi, liderit të PDK-së, i cili po sot i dorëzon detyrën partnerit të koalicionit bashkëqeverisës, liderit të LDK-së, Isa Mustafa, pas zgjedhjes në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit në 8 dhjetor. Ndërkohë është bërë edhe dorëzim-pranimi i detyrës së ministrave, së fundi sot në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Ministrinë e Financave.
 
Edhe pse zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014 ishin të parakohëshme, kryeministri Hashim Thaçi përmbushë të plotë mandatin e dytë, që është katërvjeçar, pasi sot mbushen plot katër vjet nga zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit 2010, të cilat ishin të jashtëzakonshme.
 
Ato zgjedhje u organizuan për pak më shumë se një muaj pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës në 2 nëntor 2010, që ishte shpërndarja e parë në historinë e parlamentarizmit kosovar, e cila u pasua me të dytën në 7 maj 2014 dhe me zgjedhjet e parakohëshme pas një muaji, në 8 qershor.
 
Qeveria e re e Kosovës, ku përfaqësohen edhe komunitetet pakicë me 1 zv/kryeministër e 4 ministra, e votuar në Kuvend në 8 qershor, sipas renditjes së prezantuar nga mandatari, është kjo:
 
Isa Mustafa, kryeministër
 
Hashim Thaçi, zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm
Kujtim shala, zv/kryeministër dhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Branimir Stojanivç, zv/kryeministër
Mahir Jagxhillar, ministër i Administratës Publike
Lubomir Mariç, ministër i Adminsitrimit të Pushtetit Lokal
Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Valon Murati, ministër i Diasporës
Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë
Avdullah Hoti, ministër i Financave
Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik
Bekim Çollaku, ministër i Integrimit Evropian
Haki Demolli, ministër i FSK-së
Aleksandër Jabllanoviç, ministër për Komunitete dhe Kthim
Ferid Agani, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale
 
Imet Rrahmani, ministër i Shëndetësisë
 
Lufti Zharku, minister i Infrastruktures
 
Hikmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë
 
Skënder Hyseni, ministër i Punëve të Brendshme
 
Memli Krasniqi, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Edita Tahiri, ministre pa Portofol
Rasim Demiri, ministër pa Portofol

/ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!