Qeveria e re e Ramush Haradinajt
do të ketë 50 zëvendësministra

Qeveria e re e Ramush Haradinajt<br />do të ketë 50 zëvendësministra
Qeveria “Haradinaj”, e cila i ka 21 ministri, pritet që të ketë rreth 50 zëvendësministra, duke tejkaluar kështu për nga madhësia shumicën e qeverive në rajon.
 
Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, sipas marrëveshjes së koalicionit, PDK-së së Kadri Veselit i takojnë rreth 20 poste të zëvendësministrave, ARK-së shtatë, AAK-së gjashtë, Nismës pesë zëvendësministra në Qeveri, ndërsa të tjerët i takojnë përfaqësuesve të minoriteteve.
 
Megjithatë, zyrtarët e PDK-së dhe të AAK-së nuk preferojnë të flasin për numrin e zëvendësministrave që do t’i ketë Qeveria e re, pas reagimeve të shumta në opinion për madhësinë e ekzekutivit.
 
Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e PDK-së, ka deklaruar se nuk e di sa zëvendësministra do t’i ketë Qeveria “Haradinaj” e as kush do të jenë ata.
 
Ndërsa, Muharrem Nitaj, nga AAK-ja, ka thënë se nuk është vendosur ende për këtë çështje, ndonëse në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit zyrtar të AKR-së kishin deklaruar se në Qeverinë e re do t’i drejtojnë katër ministri, si dhe do t’i kenë shtatë zëvendësministra.
 
Në anën tjetër drejtues të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) thonë se një qeveri e tillë me shumë poste ministrash e zëvendësministrash do të jetë barrë e rëndë për buxhetin e varfër të vendit.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre