Qeveria e re e Serbisë të jetë në pushtet për më pak se dy vjet! Zgjedhje parlamentare dhe presidenciale në 2022

Qeveria e re e Serbisë të jetë në pushtet për më pak se dy vjet! Zgjedhje parlamentare dhe presidenciale në 2022

Aleksandër Vuçiç

Qeveria e re serbe do të jetë në pushtet për më pak se dy vjet, pra vetëm gjysmën e mandatit të saj të rregullt. Këtë e ka bërë të ditur presidenti Aleksandar Vuçiç në një deklaratë për shtyp këtë të martë.

Vuçiç tha se zgjedhjet parlamentare së bashku me ato presidenciale do të mbahen më jo më vonë se data 3 prill 2022.

Përveç partisë së tij, në qeverinë e re do të përfshihet edhe ish-partneri i tij, Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiçit dhe Lidhja Patriotike Serbe e Aleksandar Shapiqit, e cila deri më tash ka qenë në opozitë.

Vuçiç, i cili po fliste pas takimit me udhëheqjen e partisë në Beograd, tha se po kryen një akt delikat ekuilibrues duke bërë presion për anëtarësimin serb në Bashkimin Evropian dhe duke mbajtur lidhje të ngushta me Kinën dhe Rusinë.

"Ne do të duhet të kalojmë shumë ligje të rëndësishme gjatë rrugës për në BE dhe pastaj njerëzit do të thonë me punën e të cilëve janë të kënaqur", tha ai në një konferencë shtypi.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve