Pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për medie ka folur ka folur kryetari i saj dhe i nominuari për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj.
Ai ka thënë se që nga “koha e certifikimit të rezultateve e deri në ditën e mbledhjes konstituive të Parlamentit jam vetëm i nominuar për kryeministër i jo mandatar për krijimin e Qeverisë”.
Haradinaj në vazhdim ka njoftuar se gjatë ditëve që vijnë do t’i drejtohet me nga një letër kryetarit të Vetëvendosjes Visar Ymerit, kryetarit të LDK- së Isa Mustafa dhe Listë Serbe.
Qëllimi i letrës, sipas tij, është njoftimi se deri të hënën e ardhme të mbahet seanca konstituive e Kuvendit e pas kësaj seance të vazhdojë puna për krijimin e Qeverisë.
Haradinaj po ashtu ka njoftuar se për nesër ka propozuar një takim me zyrtarët e Vetëvendosjes.
Takimi, ka thënë ai, mund të mbahet në hapësirat e Kuvendit.
VV i përgjigjet Haradinajt: Deputetët s'janë thjeshtë numra
Menjëherë pas propozimit nga kandidati për kryeministër të vendit Ramush Haradinaj për një takim të mundshëm me liderin e Vetëvendosjes dhe atë të LDK-së, ka ardhur edhe reagimi i parë.
Është pikërisht deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina e cila ka deklaruar se është jo parimore dhe e pandershme që deputetët e Kuvendit të Kosovës të konsiderohen thjeshtë numra që i duhen dikujt për t’u bërë kryeministër.
Postimi i plotë:
"Eshte tejet jo parimore dhe e pandershme qe deputetet e Kuvendit qe jane perfaqesues te popullit te konsiderohen thjesht numra qe mund te i duhen sot dikuj per tu bere kryeminister. E di se ne te kaluaren per kete kane kontribuar disa (ish) deputete, por kjo praktike duhet te marre fund njehere e mire".
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com